DPZ Etileni 2 shpallë konkurs për:
- Punëtore në Pastrim Kimik
Pastrimi Kimik Etileni 2 kërkon një punëtore të përgjegjshëm/e për t’iu bashkuar ekipit tonë në pikën e bazës në Prishtinë.
Puna kryesore përfshin kontrollimin, trajtimin e njollave, larjen dhe përgatitjen e rrobave për proceset e mëtejshme të pastrimit.
Përgjegjësitë kryesore:
- Kontrollimi i rrobave para procesit të pastrimit
- Identifikimi dhe trajtimi i njollave të ndryshme
- Larja e rrobave sipas llojit të materialit dhe udhëzimeve përkatëse
- Përdorimi korrekt i makinave dhe produkteve profesionale të pastrimit
- Ndarja dhe organizimi i rrobave sipas porosive
- Kujdesi ndaj materialeve të ndjeshme dhe veshjeve të veçanta
- Kontrolli i cilësisë pas larjes dhe pastrimit
- Mbajtja e hapësirës dhe pajisjeve të punës të pastra dhe të organizuara
- Bashkëpunimi me ekipin për përfundimin e porosive në kohë
Kërkesat:
- Përgjegjësi dhe kujdes në punë
- Vëmendje ndaj detajeve
- Gatishmëri për punë praktike dhe fizike
- Aftësi për të punuar në ekip
- Përvoja në pastrim kimik, lavanderi ose trajtim të njollave konsiderohet përparësi, por nuk është e domosdoshme
Trajnimi për proceset dhe mënyrën e përdorimit të pajisjeve mund të ofrohet nga ekipi ynë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu", apo përmes numrit kontaktues 045-207-974
