1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

POZITA E PUNES: Roje Fizike

Lokacioni i punës: Afër Aeroportit të Prishtinës (Preferohen kandidatët nga: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Gllogoci, Malisheva)

Orari: I plotë

Kosmonte Foods kërkon të punësojë një Roje Fizike për ndërrimin e natës për të garantuar sigurinë e objektit dhe të aseteve tona. Kandidati ideal duhet të jetë i përkushtuar, vigjilent dhe me integritet të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Monitorimi i vazhdueshëm i ambienteve të brendshme dhe të jashtme gjatë orarit të natës.
  • Përcjellja e sistemit të kamerave dhe regjistrimi i lëvizjeve.
  • Raportimi i menjëhershëm i çdo parregullsie apo situate të dyshimtë.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me menaxhmentin për mbajtjen e rendit dhe disiplinës.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara

  • Diplomë të shkollimit të mesëm.
  • Përvojë paraprake në sigurim (përparësi).
  • Gatishmëri për punë me orar të natës.
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe raportimit.

Çfarë ofron Kosmonte Foods?

Ne jemi të përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë, duke ofruar:

  •  Mbulimin e transportit për punonjësit.
  •  Shujtë ditore.
  •  Sigurim shëndetësor.
  •  Ambient pune të hapur, komunikues dhe bashkëpunues.
  •  Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

Inkurajojmë të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara të aplikojnë,

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentacionin relevant në adresën elektronike: apliko@kosmontefoods.com

Në subjektin e emailit duhet të shënohet: Pozita për të cilen aplikoni.

Afati i aplikimit: 30.10.2026

Për më shumë informacione rreth kompanisë, vizitoni: www.kosmontefoods.com

Bashkohuni me Kosmonte Foods dhe bëhuni pjesë e një ekipi të motivuar, ku bashkëpunimi, iniciativa dhe zhvillimi kanë rëndësi!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet