KONKURS PUNE – MJESHTËR NË AL-PVC – DRITARE
Rreth Kompanisë
Shala Group është kompani ndërtimore me përvojë pune prej 27 vitesh në treg. Ne specializohemi në ndërtimin e “shtëpive me çelësa në dorë”, si dhe në realizimin e projekteve të ndryshme ndërtimore dhe prodhuese.
Për shkak të zgjerimit të aktiviteteve tona, jemi në kërkim të një Mjeshtri për AL-PVC – Dritare, i cili do t’i bashkohet ekipit tonë dhe do të jetë përgjegjës për proceset e prodhimit dhe montimit të dritareve AL-PVC.
Zyrat tona gjenden në Rrugën e Gjilanit 233/5, afër pishinës Step Center.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë paraprake në prodhim dhe montim të dritareve AL-PVC – e domosdoshme;
- Njohuri të materialeve, profileve, mekanizmave, xhamave dhe aksesorëve të dritareve;
- Njohuri të proceseve të matjes, prerjes, përpunimit dhe montimit të profileve;
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar masat dhe specifikat teknike të dritareve;
- Përvojë në montim dhe përshtatje të dritareve në objekte të ndryshme;
- Përparësi kanë kandidatët me përvojë si mjeshtër në këtë industri;
Përgjegjësitë kryesore:
- Prodhimi i dritareve dhe dyerve AL-PVC sipas masave dhe specifikave të kërkuara;
- Përgatitja, përpunimi dhe montimi i profileve AL-PVC;
- Montimi i mekanizmave, aksesorëve, xhamave dhe komponentëve të tjerë;
- Montimi dhe instalimi i dritareve dhe dyerve në terren;
- Kryerja e matjeve dhe verifikimi i dimensioneve para prodhimit dhe montimit;
- Bashkëpunim i ngushtë me kryepunëtorin/liderin e ekipit dhe zbatimi i instruksioneve të dhëna;
- Asistencë në planifikimin e prodhimit dhe montimit të porosive;
- Respektimi i rregullave të sigurisë në punë dhe përdorimi i duhur i mjeteve dhe pajisjeve;
- Punë në fabrikë/punishte dhe në terren, përfshirë montimet në objektet e kompanisë dhe te klientët privatë;
Orari i punës:
07:00 – 17:00 – E hënë – E shtunë (dy të shtune pushim, dy të shtune punë)
1 orë pauzë e përfshirë në orarin e cekur më lartë.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese fikse per 12 muaj/vit pa nderprerje;
- Trusti i paguar nga kompania;
- Pushimet vjetore te paguara nga kompania sipas ligjit;
- Sigurim shendetesor nga kompania;
- Dreka e mbuluar nga kompania + ore e pauzës me pagesë;
- Punë të rregullt dhe afatgjatë;
- Ambient pune profesional dhe mbështetës;
- Punë në ekip me staf me përvojë;
- Angazhim në projekte dhe punë të ndryshme në prodhim dhe montim;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke na telefonuar në numrin +383 49 745 555.