1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” shpall pozita të hapura për:

  • Përgjegjës/e për Mirëmbajtjen dhe Sistemet Teknike të Spitalit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e mirëmbajtjes së objektit dhe instalimeve teknike.
  • Kontrollimi i funksionimit të sistemeve të gazrave mjekësorë, energjisë, ngrohjes, ventilimit dhe ujësjellësit.
  • Koordinimi i mirëmbajtjes së sistemeve të IT-së me personelin ose kompanitë përkatëse.
  • Evidentimi i defekteve dhe organizimi i intervenimeve të nevojshme.
  • Bashkëpunimi me stafin teknik dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Përvojë në mirëmbajtjen teknike të objekteve ose sistemeve përkatëse.
  • Aftësi të mira organizative dhe përgjegjësi në punë.
  • Aftësi komunikimi dhe koordinimi me ekipe të ndryshme.
  • Përvoja e mëparshme në një institucion shëndetësor përbën përparësi.

Përfitimet:

  • Pagë konkurruese
  • Sigurim shëndetësor
  • Hapësirë reale për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
  • Ambient pune profesional dhe mbështetës
  • Ushqim i përfshirë gjatë orarit të punës

Afati i aplikimit: 29.10.2026
Dërgo CV-në në: hr@american-art.net

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet