KosovaJob
Bugagency

GPS Montues / Teknik Instalimi

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 16 nëntor 2026
	 	 

Konkurs Pune – GPS Montues / Teknik Instalimi (Full-time / Kontraktor)

Bugagency L.L.C., në kuadër të shërbimit FlexGPS, kërkon të angazhojë një GPS Montues / Teknik Instalimi, me mundësi angazhimi me orar të plotë ose si kontraktor.

Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për instalimin profesional të pajisjeve GPS në automjete, konfigurimin bazik të tyre dhe testimin e funksionimit pas montimit.

Kërkesat kryesore:

  • Përvojë në montimin e pajisjeve GPS në automjete.
  • Njohuri në instalimin dhe lidhjen e releve, instalimeve elektrike dhe komponentëve përcjellës.
  • Aftësi për të lexuar dhe zbatuar skema bazike elektrike.
  • Kujdes, saktësi dhe përgjegjësi gjatë punës me automjete.
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në terren.
  • Patentë shoferi është përparësi.

Pajisjet GPS me të cilat punohet:

  • Teltonika FMC920
  • Teltonika FMC150
  • Teltonika FMC130
  • Instalime GPS me rele dhe pa rele, varësisht nga kërkesat e automjetit dhe klientit.

Ofrojmë bashkëpunim fleksibil, pagesë konkurruese sipas përvojës dhe mundësi angazhimi afatgjatë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në ose kontaktin e tyre në: drilon.maloku13@gmail.com ose +383 44 652 992

Afati: 16 nëntor 2026 · edhe 7 ditë
Bugagency
Marketing, Reklamim & PR
0Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Inxhinieri
Skadon 16/11/26 (7 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë