KËRKOJMË MULTIMEDIA DESIGNER & DIGITAL MARKETING SPECIALIST
Jemi në kërkim të një personi kreativ, energjik dhe të motivuar që të bashkohet me ekipin tonë për të mbështetur aktivitetet e marketingut, dizajnit, videove, web-it dhe promovimit digjital për kompanitë tona dhe klientët me të cilët bashkëpunojmë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Krijimi i materialeve grafike për rrjete sociale, reklama, web, prezantime, katalogë, broshura, banera dhe materiale të tjera promocionale.
- Menaxhimi i faqeve në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok dhe platforma të tjera sociale.
- Planifikimi, krijimi dhe publikimi i përmbajtjes sipas kalendarit të marketingut.
- Fotografimi dhe xhirimi i produkteve, shërbimeve, aktiviteteve dhe projekteve të kompanive dhe klientëve.
- Editimi dhe montimi i videove promocionale, videove për rrjete sociale, reklamave dhe materialeve korporative.
- Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital në Meta Ads dhe platforma të tjera reklamuese.
- Dizajnimi, mirëmbajtja dhe përditësimi i web faqeve dhe landing pages.
- Përgatitja e materialeve për shtyp sipas standardeve profesionale të printimit.
- Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale (AI) për krijimin e përmbajtjes, dizajnit, videove dhe automatizimin e proceseve kreative.
- Bashkëpunimi me ekipin dhe klientët për zhvillimin e strategjive të marketingut dhe komunikimit.
Kualifikimet
- Përvojë në Graphic Design, Video Editing dhe Digital Marketing.
- Njohuri të mira në Adobe Photoshop, Illustrator, Premiere Pro, After Effects, Canva ose programe të ngjashme.
- Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.
- Njohuri në WordPress, Elementor ose platforma të ngjashme për menaxhimin e web faqeve.
- Përvojë në përdorimin e AI Tools si ChatGPT, Canva AI, Adobe Firefly, Midjourney, Runway, Kling ose platforma të ngjashme.
- Aftësi të mira organizative, kreative dhe komunikuese.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
Përparësi
- Përvojë në fotografi dhe videografi.
- Njohuri në Meta Ads, Google Ads dhe SEO.
- Përvojë në branding dhe zhvillimin e identitetit vizual.
- Njohuri në Figma, Framer ose platforma të ngjashme.
- Portfolio me punime të realizuara.
Aplikimi
Të interesuarit mund të dërgojnë:
- CV-në
- Portfolio-n me punime grafike, video, web ose marketing
- Shembuj të projekteve relevante të realizuara
gegantsh@gmail.com