1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Reely Media - Kërkojmë

  • (5) AI Video Creators

Reely Media LTD po rekruton në emër të një klienti ndërkombëtar (5) AI Video Creators për punë full-time në Prishtinë.

Aplikimet janë të hapura për të gjithë - pa kufizim përvoje. Na interesojnë veçanërisht profilet e Fakultetit të Arteve, por një sy i mirë vizual dhe dëshira për të mësuar vlejnë njësoj.

Çka do të bësh:
Do të punosh çdo ditë me vegla si KlingAI - do të shkruash, testosh dhe përpunosh AI prompts derisa video të dalë realiste dhe e pastër.

Kush je ti:

  • Ke sy për kompozicion, ritëm dhe rrëfim vizual.
  • Nuk ndalesh te versioni i parë: krahason, përmirëson derisa del rezultati i duhur.
  • Të pëlqen te punosh me AI tools dhe mëson shpejt.
  • Flet dhe shkruan anglisht rrjedhshëm, AI prompts shkruhen në anglisht dhe
    saktësia e tyre përcakton cilësinë e videos.
  • Je person që vepron dhe nuk pret udhëzime për çdo hap, provon vetë dhe lëviz
    shpejt.

Përparësi për të diplomuarit ose studentët e viteve të fundit të Fakultetit të Arteve,
në këto drejtime:

  • Regji Filmi/TV
  • Kamerë dhe Montazh
  • Dramaturgji dhe Skenar Filmi/TV

Detajet:
Punë full-time, me pagesë, me zyre në qendër të Prishtinës.

Aplikimi:
Konkursi është i hapur dhe kandidatët shqyrtohen sapo të aplikojnë - sa më herët të aplikosh, aq më shumë gjasa. Vendet mbyllen sapo t'i plotësojmë 5 pozitat, prandaj mos prit.

Apliko këtu: [linku i formës]

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet