Thirrje për Aplikim – Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun (PR)
A je kreativ/e dhe dëshiron të bësh ndryshim?
A beson se komunikimi vizual dhe tregimi i historive mund të nxisin ndryshime shoqërore? A të pëlqen të krijosh storje, përmbajtje për rrjetet sociale, dizajne kreative dhe materiale promovuese që kanë ndikim? A dëshiron të kontribuosh në avancimin e barazisë gjinore përmes punës tënde?
Nëse je person kreativ, me iniciativë dhe pasion për komunikimin, dizajnin grafik dhe mediat digjitale, atëherë kjo mundësi është për ty!
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpall pozitë të hapur për Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun (PR). Pozita është me orar të plotë dhe ofron mundësi për zhvillim profesional në një organizatë me përvojë të gjatë në promovimin e të drejtave të grave, barazisë gjinore dhe drejtësisë sociale.
Përgjegjësitë kryesore
Koordinatori/ja për Marrëdhënie me Publikun (PR) do t'i raportojë mbikëqyrësit/es të/e përcaktuar në kontratën e punës dhe do të mbështesë ekipin e RrGK-së në zbatimin e aktiviteteve të komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit vizual.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë, por nuk kufizohen në:
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me duhet të posedojë:
Si të aplikoni
Ju lutemi dërgoni dokumentet e mëposhtme në adresën jobs@womensnetwork.org, me titull (subject): "Koordinator/e për PR", deri më 13 Gusht 2026:
Aplikacionet e dërguara pas afatit ose të paplota nuk do të merren në shqyrtim. Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Rrjeti i Grave të Kosovës zbaton një politikë të tolerancës zero ndaj dhunës seksuale, abuzimit, ngacmimit dhe shfrytëzimit seksual. Të gjithë kandidatët/et pritet të respektojnë standardet më të larta të integritetit dhe etikës profesionale.
Në frymën e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, RrGK inkurajon aplikimin e personave të të gjitha gjinive, etnive, moshave dhe aftësive.
Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Thirrjet telefonike tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.
Thirrje për Aplikim: Koordinator/e për Marrëdhënie me Publikun (PR) – Kosovo Women's Network