1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR PUNËSIM

Pozita: Dizajner/e Grafik/e

Përshkrimi i pozitës dhe përgjegjësitë

  • Përgatitjen e ilustrimeve dhe dizajneve grafike në baza ditore për nevojat e kompanisë;
  • Krijimin e materialeve vizuale për rrjetet sociale, fushatat reklamuese dhe aktivitetet promocionale, zhvillimin e koncepteve kreative dhe paraqitjen vizuale të ideve në përputhje me identitetin vizual të kompanisë;
  • Përmbushjen e detyrave dhe projekteve brenda afateve të përcaktuara.
  • Raportimin në baza ditore për punët dhe projektet e realizuara;

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Preferohet diplomë universitare në fushën e Dizajnit Grafik, Arteve Vizuale, Marketingut ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 1 vit përvojë pune në dizajn grafik, advertising, social media design ose brand identity design;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve për dizajn grafik, si:
    • Adobe Photoshop/ Adobe Illustrator/ CorelDRAW;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur;
  • Fleksibilitet në orarin e punës, sipas nevojave dhe projekteve të kompanisë;

Dokumentet e nevojshme për aplikim

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku Portfolion e punimeve mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Dëshmi të përgatitjes shkollore/universitare.

Aplikimi dërgohet përmes butonit të mëposhtëm ose në: apliko@deltasecurity.biz

Afati i aplikimit: 27.08.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet