1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs 

Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë  me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve hapim konkurs për të pranuar  punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë.  

  1. Pozita: Depoist dhe shpërndarës i mallit 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të bëjë ngarkim - shkarkimin e mallrave, 
  • Të vendos mallin në hapësirat e duhura, 
  • Mallin e pranuar e kontrollon, në rast dëmtimi e informon Menaxherin, 
  • Të pranoj faturat dhe të përgatit porositë për daljen e mallit nga depo, 
  • Ngarkon kamionët për dërgim të porosive dhe bënë shpërndarjen e mallit në pikat e caktuara, • Kujdeset për mirëmbajtjen e depos. 

Kualifikimet: 

  • Diplomë të shkollës së mesme 
  • Përvojë të ngjashme së paku 2 vite  
  • Aftësi të mira komunikuese dhe planifikuese 
  • I gatshëm për pune ekipore 
  • Patentë shoferin e kategorisë B 

Ne ofrojmë: 

  • Ambient të mirë pune 
  • Pagë konkurruese 
  • Kompensim për orët jashtë orarit 
  • Kontratë pune, orar dhe pushim të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 

Konkursi është i hapur deri me 17.07 2026 

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në në e-mail adresën hr@kulinare.com ose permes butonit "Apliko këtu"

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet