1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

Pozita: Inxhinier Ndërtimi

Përgjegjësite e pozitës: 

Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për planifikimin, mbikëqyrjen dhe realizimin e projekteve ndërtimore. Roli fokusohet në sigurimin e cilësisë së punimeve, zbatimin e saktë të planeve teknike, koordinimin e stafit dhe kontraktorëve, si dhe raportimin e vazhdueshëm mbi ecurinë dhe sigurinë e projektit, duke respektuar afatet.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Organizimi i punimeve në kantier dhe monitorimi i vazhdueshëm i progresit të projektit kundrejt afateve kontraktuale.
  • Sigurimi i zbatimit korrekt të projekteve teknike, planeve dhe detajeve ndërtimore, si dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë procesit të ndërtimit.
  • Verifikimi i cilësisë së punimeve dhe materialeve ndërtimore, duke garantuar përputhshmërinë me standardet teknike dhe legjislacionin në fuqi.
  • Drejtimi i punës së stafit teknik, punëtorëve dhe kontraktorëve, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me projektuesit dhe investitorët.
  • Përgatitja e raporteve teknike (ditore, javore, mujore) dhe kontrolli i situacioneve mujore të punimeve dhe matjeve në terren.
  • Zbatimi dhe mbikëqyrja e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme;
  • Njohuri të mira të legjislacionit ndërtimor dhe rregulloreve teknike në fuqi
  • Njohja e gjuhes angleze e preferueshme;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe përfaqësuese, i/e vemendshëm në detaje; 
  • Aftësi për punë të pavarur dhe përgjegjësi profesionale;
  • Aftësi të mira kompjuterike në të gjitha aplikacionet e Microsoft Office;  
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;

Dokumentet bazë të nevojshme për aplikim

  • CV ( Biografi profesionale)
  • Kopje e Diplomes
  • Dëshmi mbi përvojen e punës
  • Letër motivimi (opsionale)
  • Dokumente të tjera relevante

Orari i punes: I plotë

Paga dhe përfitimet: Ofrohet pagë konkuruese dhe pako përfitimesh që përfshin transportin, shujten ditore, sigurimin shëndetësor si dhe mundësi zhvillimi professional. 

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë. Ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura. 
Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike: apliko@kosmontefoods.com ose përmes butonit "Apliko këtu"

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni. 

Konkursi mbetet i hapur deri me 18/09/2026.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet