Platforma lidere për punësim në Kosovë, KosovaJob, ka festuar 13-vjetorin e themelimit të saj - një udhëtim që filloi me një ide të guximshme dhe një zyrë modeste, dhe që sot është shndërruar në pikë referimi për tregun e punës në vend.
Në një ngjarje festive që mblodhi përfaqësues të bizneseve, partnerë afatgjatë dhe profesionistë të burimeve njerëzore, u rikthye vëmendja tek rrugëtimi i platformës dhe ndikimi i saj në krijimin e një kulture të re të rekrutimit në Kosovë.
Shkamb Kërleshi, drejtor komercial i KosovaJob, ndau me të pranishmit reflektimet e tij për fillimet dhe rritjen e platformës.
“13 vite KosovaJob... në fillim i kemi pasur do zyre të vogla me një banesë, por vlen të ceket n’qendër. S’kemi pas staf, vetëm një ide të Arionit edhe shumë inat me gjendjen në treg. Po sot, po i shohim rezultatet”, ka thënë ai.
Dhe rezultatet që u prezantuan edhe përgjatë mbrëmjes janë të prekshme:
Përtej shpalljeve të punës, KosovaJob ka sjellë projekte të guximshme që kanë forcuar komunitetin e profesionistëve të HR-it, si:
Poëer ToHR – një hapësirë për zhvillim, frymëzim dhe rrjetëzim profesional që përgjatë vitit 2025 mblodhi mbi 800 pjesëmarrës në një vend ku u shkëmbyen shumë ide dhe perspektiva rreth marketingut, BNj dhe teknologjisë.
Dark Side of HR – një qasje e sinqertë dhe kritike ndaj sfidave reale të rekrutimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore

Një tjetër hap drejt të ardhmes: aplikacioni i ri mobil
Për të përmbushur nevojat në rritje të një tregu gjithnjë e më digjital, KosovaJob prezantoi risinë EPIN - aplikacionin e saj të ri mobil, një zgjidhje moderne që lehtëson menaxhimin e shpalljeve të punës, komunikimin me kandidatët dhe qasjen e shpejtë në CV-të. Ky aplikacion përfaqëson më shumë se një teknologji, është një niveli i ri i rekrutimit, që vë në qendër shpejtësinë, efikasitetin dhe përvojën e përdoruesit.
“Nuk do të jetë vetëm aplikacion, por nivel i ri i rekrutimit. Tash jemi këtu me pi bashkë, me festu, edhe me u kënaq pak pa e përmend ‘afatin e aplikimit’. Edhe mos harroni, punëtorët i gjeni tek ne, e atmosferën e gjeni këtu!”, shtoi me humor Kërleshi.

KosovaJob - më shumë se një platformë
Përtej teknologjisë, KosovaJob mbetet një partner i besueshëm për zhvillimin e burimeve njerëzore në Kosovë. Me fokus në ndërlidhjen efikase mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, platforma vazhdon të jetë faktor kyç në ndërtimin e një tregu pune më transparent, më të qasshëm dhe më dinamik.
13 vite sukses, inovacion dhe ndikim në tregun e punës – KosovaJob është dëshmi se idetë e mira, të mbështetura nga përkushtimi dhe bashkëpunimi, mund të ndryshojnë mënyrën se si mendojmë dhe veprojmë në karrierë. Dhe ky është vetëm fillimi./ KosovaJob