KosInvest hap konkurs pune për pozitën:
- Zyrtar/e Kreditor/e në zëvendësim për Prishtinë (një pozicion)
KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive”.
Përgjegjësitë kryesore për pozitën Zyrtar/e Kreditor/e në zëvendësim:
- Identifikimi, kontaktimi dhe vizitimi i klientëve potencialë në terren, duke promovuar produktet e KosInvest.
- Mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe asistimi i aplikantëve gjatë procesit të aplikimit për kredi.
- Kryerja e analizave financiare dhe vlerësimeve të kapacitetit pagues, duke përfshirë vizitat në terren.
- Vlerësimi i rrezikut dhe përgatitja e rekomandimeve për vendimmarrje (Zyrtari Kreditor kryen vlerësim të plotë; Junior nën mbikëqyrje).
- Monitorimi i portfolios kreditore, ndjekja e pagesave dhe bashkëpunimi me ekipin për menaxhimin e vonesave.
- Mirëmbajtja e të dhënave të klientëve në sistemet përkatëse duke siguruar saktësi dhe konfidencialitet.
- Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive me klientët dhe komunitetin, duke respektuar diversitetin kulturor dhe etnik.
- Sigurimi që të gjitha aktivitetet kryhen në pajtim me politikat, procedurat dhe standardet e KosInvest.
- Përgatitja e raporteve ditore dhe mujore sipas kërkesës së menaxhmentit.
- Pjesëmarrja në trajnime dhe zhvillim profesional.
Zyrtari/ja Kreditor/e në zëvendësim duhet të plotësojë kriteret:
- Diplomë bachelor në Ekonomi, Menaxhment, Administrim Biznesi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
- Përvojë e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku një (1) vjeçare.
- Njohja e parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.
- Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren.
- Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
- Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
- Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
- Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare.
- Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
- Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze.
- Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
- Është i/ e obligueshme të ketë patent shofer.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org
Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 12 Korrik 2026.
