Kosova Digital Marketplace hap konkurs për pozitat:
- Head Of Marketing
- Video Editor
- Content Creator
Head Of Marketing
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së marketingut.
- Udhëheqja dhe zhvillimi i ekipit.
- Menaxhimi i fushatave digjitale dhe buxhetit.
- Rritja e njohjes së brendeve dhe numrit të përdoruesve.
- Analiza e rezultateve dhe monitorimi i KPI-ve.
Kualifikimet
- Minimum 5 vite përvojë në marketing dhe udhëheqje ekipesh.
- Njohuri të avancuara në Digital Marketing, Google Ads dhe Meta Ads.
- Aftësi strategjike, organizative dhe udhëheqëse.
- Përvoja në kompani teknologjike ose marketplace është përparësi.
Video Editor & Video Creator (AI Video Specialist)
Qëllimi i pozitës
Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për realizimin, xhirimin, editimin dhe postproduksionin e videove kreative dhe profesionale për platformat digjitale të kompanisë. Gjithashtu, do të angazhohet në krijimin e videove përmes inteligjencës artificiale (AI), duke përdorur teknologjitë dhe mjetet më të reja për prodhimin e përmbajtjeve inovative dhe vizualisht tërheqëse.
Content Creator (Krijues/e i/e Përmbajtjes)
Qëllimi i pozitës
Content Creator është përgjegjës/e për krijimin, realizimin dhe publikimin e përmbajtjeve kreative dhe profesionale për rrjetet sociale dhe kanalet digjitale të kompanisë, me qëllim të rritjes së prezencës së markës, angazhimit të audiencës dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore
- Krijimi i ideve dhe koncepteve kreative për përmbajtje në rrjetet sociale.
- Xhirimi dhe realizimi i videove dhe fotografive për platforma si TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube.
- Përgatitja e videove të shkurtra (Reels, TikTok dhe Shorts), nga ideja deri te publikimi.
- Editimi dhe montazhi i videove, përfshirë shtimin e titrave, muzikës dhe efekteve vizuale.
- Përgatitja e skenarëve dhe teksteve për video, reklama dhe postime.
- Pjesëmarrja para kamerës, kur kërkohet nga koncepti i përmbajtjes.
- Organizimi dhe realizimi i xhirimeve në terren, në lokacione të ndryshme dhe gjatë aktiviteteve të kompanisë.
- Planifikimi dhe koordinimi i kalendarit të publikimeve.
- Përcjellja e trendeve të reja në rrjetet sociale dhe përshtatja e tyre me identitetin e kompanisë.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për realizimin e fushatave promovuese.
- Monitorimi i performancës së përmbajtjeve dhe propozimi i ideve për përmirësim.
Aplikimi: Të interesuarit mund të aplikojnë përmes email info@kdmgroup.eu dhe për informata tjera të kontaktojnë në numrin 048727222