1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

  • KONTABILIST/E

IAS Consulting, në emër të një klienti të saj, shpall konkurs për pozitën Kontabilist/e.

Klienti ynë është kompani që operon në fushën e projektimit, furnizimit dhe instalimit të enterierëve komercialë, me fokus të veçantë në sistemet e rafteve dhe pajisjet për hapësira afariste.

Personi i përzgjedhur do të angazhohet me orar të plotë në ambientet e klientit, ndërsa proceset e kontabilitetit dhe raportimit financiar do të zhvillohen në bashkëpunim dhe nën mbikëqyrjen profesionale të IAS Consulting.

Informata për pozitën

  • Pozita: Kontabilist/e
  • Vendi i punës: Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, Zona Industriale
  • Orari: I plotë
  • Data e fillimit: 2 nëntor 2026
  • Kushtet e punës: Në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjes, shitjes dhe dokumentacionit tjetër financiar në sistemin kontabël.
  • Evidentimi dhe kontrolli i transaksioneve financiare të përditshme.
  • Regjistrimi dhe rakordimi i transaksioneve bankare dhe arkës.
  • Përcjellja dhe rakordimi i llogarive të klientëve dhe furnitorëve.
  • Evidentimi dhe kontrolli i stokut, materialeve dhe mallrave në bashkëpunim me personat përgjegjës.
  • Mbështetja në përcjelljen e kostove të projekteve, materialeve dhe shërbimeve të instalimit.
  • Përgatitja e dokumentacionit dhe evidencave për pagesat ndaj furnitorëve.
  • Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
  • Përgatitja e të dhënave dhe raporteve periodike për menaxhmentin.
  • Bashkëpunimi me ekipin e IAS Consulting për rakordimet, deklarimet tatimore dhe raportimet financiare.
  • Kryerja e detyrave të tjera që ndërlidhen me kontabilitetin dhe administrimin financiar të kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë paraprake në kontabilitet ose financa, e preferueshme.
  • Njohuri të mira të parimeve bazë të kontabilitetit dhe dokumentacionit financiar.
  • Njohuri në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Përvoja me programe kontabël konsiderohet përparësi, sidomos programi "Albtrix"
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
  • Ruajtja e konfidencialitetit të informacioneve financiare dhe afariste.

Çfarë ofrojmë?

  • Punësim me orar të plotë dhe kushte sipas legjislacionit në fuqi.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
  • Mbështetje dhe mbikëqyrje profesionale nga ekipi i IAS Consulting.
  • Mundësi për zhvillimin e njohurive dhe përvojës praktike në kontabilitet dhe raportim financiar.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes platformës KosovaJob

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shënim: Procesi i rekrutimit koordinohet nga IAS Consulting në emër të klientit. Identiteti i kompanisë punëdhënëse do t'u komunikohet kandidatëve të përzgjedhur gjatë procesit të rekrutimit.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet