KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në Departamentin e “Financave dhe Kontabilitetit”, pozita – Menaxher në Departament të Finacave dhe Kontabilitetit
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Këshillon dhe mbështet Kryeshefin Ekzekutiv në çështje financiare dhe të kontabilitetit;
- Mbikëqyr dhe kontrollon raportet dhe pasqyrat financiare të kompanisë dhe siguron saktësinë e tyre;
- Përgatit, analizon dhe prezanton raporte financiare për menaxhmentin, Bordin e Drejtorëve, aksionarët dhe palët e tjera përkatëse;
- Udhëheq procesin e planifikimit financiar, përgatitjes së buxhetit vjetor dhe zhvillimit të projeksioneve financiare, në bashkëpunim me menaxhmentin dhe departamentet përkatëse;
- Mbikëqyr aktivitetet financiare dhe proceset e kontabilitetit të kompanisë, përfshirë mirëmbajtjen dhe kontrollin e librit kryesor;
- Koordinon punën e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit dhe siguron bashkëpunimin efektiv me departamentet dhe njësitë e tjera organizative; • Menaxhon, udhëheq dhe mbikëqyr stafin e Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit dhe organizon punën në përputhje me prioritetet e departamentit;
- Kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe kontrolleve të brendshme me ndikim financiar;
- Siguron respektimin e procedurave të brendshme, standardeve profesionale dhe konfidencialitetit të informacionit financiar;
- Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me përgjegjësitë e pozitës, sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kriteret dhe Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme;
- Përvojë relevante profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit;
- Përvoja në pozitë menaxheriale minimum 3 (tri) vite;
- Njohuri të avancuara në raportim financiar, planifikim financiar dhe buxhetim;
- Njohuri të mira të parimeve dhe proceseve të kontabilitetit financiar;
- Aftësi për analizimin, përgatitjen dhe verifikimin e raporteve financiare;
- Aftësi në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe buxhetore;
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve/sistemeve financiare dhe kontabël;
- Aftësi të dëshmuara në menaxhimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e stafit;
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese;
- Integritet profesional, përgjegjshmëri dhe respektim të konfidencialitetit të informacionit financiar.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- Kopje e dokumentit të identifikimit;
- Kopje e diplomës universitare;
- Dëshmi për përvojën e punës;
- Referenca dhe certifikata profesionale (nëse ka);
Mënyra dhe afati i aplikimit
Aplikimi mund të bëhet përmes email hr@capital-ks.com, duke specifikuar në subjekt pozitën për të cilën aplikohet.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e përcaktuara do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.
IFJB Capital, inkurajon aplikimet nga të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e konkursit do të ftohen në fazat e mëtejme të procesit të përzgjedhjes.
Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë i/e obliguar të dorëzojë Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më të vjetër se 3 muaj) para nënshkrimit të marrëveshjes së punës.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit: hr@capital-ks.com ose permes butonit "Apliko këtu"
Afati i aplikimit është deri më datë 16.10.2026
