PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS
Departamenti:
PËRSHKRIMI I VENIDIT TË PUNËS
TEKNIK I KONTABILITETIT
Pozita: Teknik I Kontabilitetit
Departamenti: Financa
Raporton te: Drejtori Ekzekutiv / Menaxhmenti i Hotel Derand
Lokacioni: Hotel Derand
Qëllimi i pozitës
Qëllimi i pozitës së Teknikut të Kontabilitetit është të ofrojë mbështetje profesionale dhe administrative në proceset e përditshme të kontabilitetit dhe financave të Derand Hotel, duke siguruar regjistrimin e saktë, të rregullt dhe në kohë të transaksioneve financiare, përpunimin e dokumentacionit financiar, kontrollin e faturave dhe dokumenteve mbështetëse, si dhe mirëmbajtjen e evidencave dhe dokumentacionit kontabël.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Regjistrimi dhe përpunimi i dokumentacionit financiar
- Pranon, kontrollon dhe përpunon dokumentet financiare dhe kontabël.
- Regjistron faturat hyrëse dhe dalëse në sistemin kontabël.
- Kontrollon që faturat dhe dokumentet financiare të jenë të plota dhe të rregullta.
- Evidenton shpenzimet dhe të hyrat sipas kategorive përkatëse.
- Sistemon dhe arkivon dokumentacionin financiar në mënyrë të rregullt.
2.Faturat dhe detyrimet ndaj furnitorëve
- Kontrollon faturat e furnitorëve dhe dokumentacionin përcjellës.
- Përgatit dokumentacionin për pagesat ndaj furnitorëve sipas procedurave të kompanisë.
- Ndihmon në evidentimin dhe rakordimin e obligimeve ndaj furnitorëve.
- Ndjek dokumentacionin e faturave deri në përfundimin e procesit të pagesës.
- Evidentimi i të hyrave
- Regjistron dhe kontrollon të hyrat ditore të hotelit.
- Kontrollon dokumentacionin e arkës dhe pagesave të realizuara përmes POS-it dhe mënyrave të tjera të pagesës.
- Ndihmon në rakordimin e arkës, POS-it dhe të hyrave të regjistruara në sistem.
- Identifikon dhe raporton çdo mospërputhje të evidentuar.
- Arka dhe dokumentacioni i arkës
- Kontrollon dokumentacionin e arkës dhe transaksionet ditore.
- Përgatit dhe sistematizon dokumentacionin për hyrjet dhe daljet nga arka.
- Kryen rakordime të rregullta të arkës, sipas procedurave të departamentit.
- Raporton menjëherë çdo diferencë ose parregullsi të konstatuar.
- Bankat dhe pagesat
- Ndihmon në regjistrimin dhe rakordimin e transaksioneve bankare.
- Kontrollon pagesat dhe transferet bankare në bazë të dokumentacionit përkatës.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për transaksionet bankare.
- Ndihmon në rakordimin e gjendjeve bankare me evidencat kontabël.
- Evidencat kontabël dhe rakordimet
- Kryen rakordime të llogarive dhe evidencave financiare sipas udhëzimeve të eprorit.
- Kontrollon saktësinë e të dhënave të regjistruara në sistemin kontabël.
- Ndihmon në identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve në evidencat financiare.
- Mban evidenca të sakta dhe të përditësuara të dokumentacionit kontabël.
- Mbështetje në raportim
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve financiare periodike.
- Përgatit të dhënat dhe dokumentacionin e kërkuar nga Menaxheri i Financave dhe/ose Kontabilisti.
- Mbledh dhe sistematizon të dhënat financiare sipas kërkesave të departamentit.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve mujore dhe vjetore.
- Tatimet dhe obligimet ligjore
- Ndihmon në përgatitjen dhe sistemimin e dokumentacionit të nevojshëm për deklarimet tatimore.
- Siguron që dokumentacioni financiar të jetë i plotë dhe i disponueshëm për nevojat e kontabilitetit dhe raportimit.
- Bashkëpunon me kontabilistin dhe personat përgjegjës për përmbushjen e obligimeve financiare dhe tatimore të kompanisë.
- Arkivimi dhe ruajtja e dokumenteve
- Organizon dhe arkivon dokumentet financiare dhe kontabël.
- Siguron ruajtjen e dokumentacionit në mënyrë të sigurt dhe të qasshme.
- Respekton konfidencialitetin e të dhënave financiare dhe dokumenteve të kompanisë.
PËRGJEGJËSITË
Tekniku i Kontabilitetit është përgjegjës për:
- Saktësinë e të dhënave që regjistron dhe përpunon.
- Respektimin e afateve dhe procedurave të departamentit të Financës.
- Ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit kontabël.
- Konfidencialitetin e informacionit financiar dhe të dhënave të kompanisë.
- Raportimin e menjëhershëm të gabimeve, mospërputhjeve apo parregullsive të evidentuara.
- Përdorimin e kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të sistemeve dhe pajisjeve të punës.
- Respektimin e rregulloreve, politikave dhe procedurave të brendshme të Derand Hotel.
- Kryerjen e detyrave të tjera të lidhura me pozitën, të caktuara nga Drejtori Menaxhues.
KËRKESAT PËR POZITËN
- Diplomë universitare ose arsimim profesional në Financa dhe Kontabilitet
- Njohuri bazë në kontabilitet dhe financë.
- Njohuri në përdorimin e programeve kontabël dhe Microsoft Office/Excel.
- Aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri dhe respektim të afateve.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.
- Aftësi për punë individuale dhe në ekip.
BASHKËPUNIMI ME DEPARTAMENTET
- Bashkëpunon me Recepsionin, F&B, Shitjet, Prokurimin, HR dhe departamentet e tjera për sigurimin e dokumentacionit financiar.
- Kontrollon dokumentacionin që vjen nga departamentet e ndryshme dhe kërkon plotësimin e tij kur është i mangët.
- Ofron mbështetje financiare dhe administrative për departamentet sipas nevojës.
Paga: 900€ neto
