KosovaJob
IFJB NOA SHA PREMIUM+

Specialist në Departamentin e Riskut të Kredisë

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 31 tetor 2026
Apliko tani
	 	 

Specialist në Departmentin e Riskut të kredisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Analizon aplikimet për kredi, përfshirë raportet financiare, deklaratat tatimore, historikun e pagesave dhe kolateralin e propozuar.
  • Vlerëson rrezikun kreditor dhe siguron që çdo vendim të mbështetet në analiza cilësore dhe kuantitative.
  • Merr vendime brenda kufijve të autorizimit dhe përgatit rekomandime për nivele më të larta kur është e nevojshme.
  • Bashkëpunon me ekipin e kredidhënies, analizës dhe menaxhimit të portofolit për të siguruar cilësi të lartë të procesit të vlerësimit.
  • Monitoron performancën e portofolit të kredive të miratuara dhe sugjeron masa parandaluese në rastet e rrezikut të lartë.
  • Mban integritet të lartë profesional dhe siguron zbatim të plotë të standardeve të qeverisjes dhe përputhshmërisë (compliance).

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë  në Financë, Ekonomi, Bankë apo fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite përvojë në fushën e vlerësimit dhe aprovimit të kredive në institucione financiare.
  • Njohuri  në analizën e rrezikut kreditor, interpretimin e të dhënave financiare dhe procedurave të kredidhënies.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, raportim dhe marrjen e vendimeve.
  • Integritet i lartë, mendim kritik dhe orientim drejt cilësisë.

 

Afati: 31 tetor 2026 · edhe 2 ditë
Apliko tani
IFJB NOA SHA
Prodhim
4Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 31/10/26 (2 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë