1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE 

IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në Departamentin e “Financave”, pozita – Zyrtar i/e ri/re Financiar/e 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

  • Regjistrimi dhe kontrolli i dokumentacionit dhe transaksioneve financiare,
  • Barazimi dhe harmonizimi i gjendjeve financiare, 
  • Përgatitja e faturave, evidencave dhe raporteve të departamentit, 
  • Bashkëpunimi me njësitë dhe partnerët për çështjet financiare, 
  • Mirëmbajtja e dokumentacionit dhe respektimi i procedurave të brendshme dhe konfidencialitetit, 
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesave të udhëheqësit të departamentit.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara 

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa, 
  • Njohuri të proceseve bazë financiare dhe të kontabilitetit, 
  • Njohuri të mira të Excel-it dhe përdorimit të softuerëve të kontabilitetit,
  • Saktësi, aftësi organizative, komunikim profesional dhe respektim të afateve,
  • Përvoja në pozita të ngjashme përbën përparësi. 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: 

  • Curriculum Vitae (CV); 
  • Kopje e dokumentit të identifikimit; 
  • Kopje e diplomës universitare; 
  • Dëshmi për përvojën e punës; 
  • Referenca dhe certifikata profesionale (nëse ka); 

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e konkursit do të ftohen në fazat e mëtejme të procesit të përzgjedhjes. 

Kandidati/ja i/e përzgjedhur do të jetë i/e obliguar të dorëzojë Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më të vjetër se 3 muaj) para nënshkrimit të marrëveshjes së punës. 

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit: hr@capital-ks.com

Afati i aplikimit është deri më datë 16.10.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet