KONKURS PUNE
Intern / Praktikant/e në Departamentin e Trajnimeve
Lokacioni Cacttus Education, Prishtinë
Kontrata 6 muaj (me mundësi vazhdimi / punësimi)
Periudha e aplikimit 12.10.2026 – 12.11.2026
CACTTUS Education shpall konkurs për angazhimin e një praktikanti/e në Departamentin e Trajnimeve. Praktikanti/ja do të mbështesë ekipin në organizimin, koordinimin dhe realizimin e programeve trajnuese, duke kontribuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve ditore. Ky rol ofron mundësi për zhvillim profesional në një mjedis bashkëpunues dhe është i përshtatshëm për studentë dhe të sapodiplomuar që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike në fushën e edukimit dhe menaxhimit të trajnimeve.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mbështetja në planifikimin, organizimin dhe mbarëvajtjen e trajnimeve.
- Komunikimi me kandidatët, pjesëmarrësit dhe trajnerët, si dhe përcjellja e kërkesave të tyre.
- Hulumtimi i tregut për identifikimin e nevojave për trajnime, temave të kërkuara dhe tendencave të reja.
- Analizimi i ofertave të ngjashme në treg dhe dhënia e propozimeve për përmirësimin e ofertës trajnuese.
- Identifikimi i bizneseve dhe partnerëve potencialë për trajnime dhe bashkëpunime.
- Përgatitja e prezantimeve, materialeve informuese dhe propozimeve për trajnime.
- Mbështetja në prezantimin dhe promovimin e ofertave trajnuese te individët dhe bizneset.
- Përditësimi i evidencave për kandidatët, regjistrimet dhe aktivitetet e trajnimeve.
- Mbledhja dhe përmbledhja e vlerësimeve të pjesëmarrësve për përmirësimin e trajnimeve.
- Përgatitja e raporteve të shkurtra mbi aktivitetet, interesimin dhe rezultatet e trajnimeve.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për promovimin e trajnimeve.
KUALIFIKIMET DHE KRITERET
- Student/e ose i/e diplomuar në menaxhment, marketing, ekonomi apo fusha të ngjashme.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe prezantimi.
- Aftësi për hulumtim, analizë dhe përmbledhje të informacionit.
- Aftësi në përdorimin e mjeteve digjitale për përgatitjen e dokumenteve, përpunimin e të dhënave.
- Njohja e mjeteve të inteligjencës artificiale për hulumtim dhe përgatitje materialesh përbën përparësi.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Iniciativë, përgjegjshmëri dhe kujdes ndaj detajeve.
- Aftësi për punë në ekip dhe për përmbushjen e detyrave brenda afateve.
- Interesim për edukimin profesional, teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive.
MËNYRA E APLIKIMIT
Dërgoni CV-në në jobs@cacttus.education, me subjekt “Aplikim – Intern / Praktikant/e në Departamentin e Trajnimeve”.
Afati i aplikimit: 12.11.2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.