1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të  mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë  SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare  si Cisco, Hewlett Packard, Dell, IBM, Lenovo, MSI, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale. 

ITD Prishtinë shpk është në kërkim të një Tekniku të Servisit për t’iu bashkuar ekipit tonë të servisit. 

Në këtë rol, do të jeni përgjegjës për identifikimin dhe riparimin e defekteve të pajisjeve elektronike,  duke siguruar zgjidhjen e tyre brenda afateve të përcaktuara nga kompania dhe furnitorët. Përveç  riparimeve, do të kryeni edhe montimin, instalimin, konfigurimin dhe testimin e pajisjeve, duke  respektuar standardet e kompanisë dhe udhëzimet teknike të prodhuesve/furnitorëve. 

Kualifikimi dhe kërkesat: 

  • Diplomë universitare (ose shkollë e mesme me përvojë relevante); 
  • Minimum 2 vite përvojë në riparimin e PC-ve, laptopëve, tabletëve dhe PC-ve Gaming;
  • Njohuri të mira për pajisjet IT, UPS-ët, invertorët dhe burimet e ushqimit;
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe aftësi të mira komunikuese; 

Detyrat dhe Pergjegjesitë: 

  • Diagnostifikon, riparon dhe instalon pajisjet elektronike; 
  • Zbaton rregullat e sigurisë teknike, procedurat dhe udhëzímet e punës; 
  • Identifikon me saktësi defektet e produkteve në servis ose on-site; 
  • Asamblon dhe konfiguron PC Gaming sipas standardeve teknike të kompanisë;
  • Eskalon problematikat tek përgjegjësi dhe u përgjigjet me efikasitet situatave;
  • Bashkëpunon me ekipin dhe kontribuon në realizimin efikas të detyrave të servisit; 

Ne ofrojmë: 

  • Mundësi për zhvillim profesional.  
  • Sigurim shëndetësor.  
  • Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani. 

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në në emailin: humanresources@itd-ks.com ose përmes butonit "Apliko këtu"
Ju lutem e specifikoni  pozitën për të cilën aplikoni në subjekt! 

Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit 

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në  mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet