1
PREMIUM PLUS

Kontabilist/e (Pejë)

Ruaj
Dera Accounting Services
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

DERA ACCOUNTING SERVICES

Mundësi Punësimi – Kontabilist/e (Accountant)

Lokacioni: Pejë, Kosovë

Dera Accounting Services është një kompani profesionale që ofron shërbime të plota në fushën e taksave, kontabilitetit dhe këshillimit financiar e të biznesit për klientë.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tonë në Pejë, Kosovë, jemi në kërkim të një Kontabilisti/e të motivuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, që dëshiron të zhvillohet profesionalisht dhe të bëhet pjesë e ekipit tonë.

Kërkesat për këtë pozitë:

  • Të ketë diplomë universitare, preferohet në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi në anglisht, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Të jetë i/e aftë të komunikojë profesionalisht në anglisht me klientët dhe ekipin në SHBA.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, përfshirë MS Excel, MS Office dhe programe financiare.
  • Të ketë aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Të jetë i/e përgjegjshëm, i/e motivuar dhe i/e gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
  • Të ketë vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të respektuar afatet kohore.
  • Të jetë i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Përvoja e mëparshme në kontabilitet përbën avantazh.
  • Njohuritë mbi kontabilitetin dhe sistemin tatimor amerikan përbëjnë avantazh, por nuk janë të detyrueshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi periodik i faturave të blerjeve dhe shitjeve.
  • Regjistrimi i dokumenteve bankare dhe i arkës, si dhe kryerja e rakordimeve bankare.
  • Përgatitja dhe interpretimi i raporteve financiare.
  • Mbajtja dhe përditësimi i regjistrave kontabël.
  • Monitorimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme.
  • Asistimi në përgatitjen e deklaratave tatimore për individë dhe biznese në SHBA.
  • Mbështetja në përgatitjen e bilanceve dhe pasqyrave financiare.
  • Organizimi dhe kontrolli i dokumentacionit financiar.
  • Komunikimi në gjuhën angleze me klientët dhe bashkëpunëtorët në SHBA.
  • Bashkëpunimi me ekipin gjatë sezonit tatimor dhe respektimi i afateve të punës.

Çfarë ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe të kënaqshme, bazuar në kualifikime dhe përvojë.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues në Pejë.
  • Trajnim profesional në kontabilitetin dhe sistemin tatimor amerikan.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Përvojë pune me klientë dhe biznese amerikane.
  • Mbështetje nga profesionistë me përvojë në fushën e kontabilitetit dhe taksave.

Si të aplikoni:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në: danina.gashi@adtaxes.com ose përmes butonit "Apliko këtu"

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet