1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

EAGLE SHIPPING SHPK

Kompania Lidere në sherbime të transportit dhe logjistikës, me më shumë se 10 vite eksperience fton të gjithë entuziastet e rinjë për pozitë të lirë pune. 

Kontabilist/e i/e Certifikuar

Kërkojmë një kandidat/e me 3–5 vite përvojë pune në kontabilitet, preferohet përvojë në sektorin e logjistikës, transportit ose një industri të ngjashme.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhimi dhe mbajtja e plotë e kontabilitetit të kompanisë.
  • Regjistrimi dhe kontrolli i faturave hyrëse dhe dalëse.
  • Kontrolli dhe evidentimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të transportit/logjistikës.
  • Rakordimi i llogarive bankare, arkës, klientëve dhe furnitorëve.
  • Monitorimi i arkëtimeve dhe pagesave.
  • Kontrolli i shpenzimeve operative dhe dokumentacionit përkatës.
  • Përgatitja e deklarimeve tatimore dhe përmbushja e obligimeve ndaj ATK-së.
  • Përgatitja e pagave, kontributeve dhe obligimeve të tjera të punëtorëve.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raporteve periodike për menaxhmentin.
  • Monitorimi i detyrimeve të klientëve dhe furnitorëve.
  • Përgatitja e dokumentacionit për auditim dhe kontrolle tatimore.
  • Bashkëpunimi me departamentet e operativës, shitjes dhe menaxhmentit.
  • Kontrolli i saktësisë së të dhënave financiare dhe identifikimi i mospërputhjeve( cost-control).
  • Respektimi i afateve për raportim financiar dhe tatimor.
Kërkesat
  • Certifikim profesional si Kontabilist/e i/e Certifikuar.
  • Diplomë universitare në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • 3–5 vite përvojë pune relevante.
  • Përvojë në sektorin e logjistikës, transportit ose freight forwarding përbën përparësi.
  • Njohuri të mira të legjislacionit tatimor dhe procedurave të ATK-së.
  • Njohuri të mira në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve menaxheriale.
  • Aftësi të avancuara në Microsoft Excel.
  • Përvojë me programe kontabiliteti dhe/ose sisteme ERP.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
Aftësitë personale
  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Integritet dhe etikë profesionale.
  • Përgjegjshmëri dhe respektim i afateve.
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Komunikim profesional dhe bashkëpunim i mirë me kolegët.
  • Ruajtje e konfidencialitetit të informacionit financiar.
Çfarë ofrojmë
  • Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe kualifikimeve.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Kontratë pune dhe kushte të mira pune.
  • Bashkëpunim me një ekip profesional në sektorin e logjistikës dhe transportit.
Orari Punës
08:00 - 16:00
Hëne - Premte
 
Bashkohuni ekipes tonë në zyret tona në Fushë Kosovë mundesi të palimituara.

Për aplikacione ju lutem referohuni kontaktit më poshtë:

EAGLE SHIPPING SHPK
Email: hr@eagleshipping-ks.com
Adresa: Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë, 12000 Republika e Kosovës

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet