KosovaJob
Drena PREMIUM+

Kontabilist

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 9 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KONKURS PUNE

Drena, kompani në zhvillim dhe me fokus në cilësi, profesionalizëm dhe rritje të vazhdueshme, është në kërkim të një Kontabilisti të përkushtuar dhe profesional për t’iu bashkuar ekipit tonë në Prishtinë.

Nëse jeni person i organizuar, i saktë, përgjegjës dhe me pasion për punën me shifra, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit të Drenës.

KONTABILIST 

Lokacioni: PRISHTINË

Numri i pozitave: 1 (një)

Detyrat dhe Përgjegjësitë 

  • Kryen punë  financiare të kompanisë duke përfshirë buxhetin, programet e shitjeve dhe  të regjistrimet kontablë;
  • Ndihmon CFO-në në realizimin e planeve strategjike dhe/ose operacionale të biznesit dhe projekteve;
  • Deklarimet sipas standardve në ATK (EDI deklarimi elektronik);
  • Përgatitjen e raporteve për analiza të shitjeve në baza mujore dhe krahasuese;
  • Përgatit regjistrimet, harmonizimin e arkëtimeve dhe pagesave në  sistemin e kontabilitetit;
  • Evidenton saktësinë e vazhdueshme të stoqeve dhe jep informacion për çdo parregullësi eventuale;
  • Bashkëpunon me departamentin e administrates, logjisitikë dhe financave në menaxhimin e parasë së imët (petty cash);
  • Asiston CFO-në dhe departamentin e financave gjatë procesit të Auditimit të Pasqyrave Financiare;
  • Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti, CFO dhe CEO i kompanisë.

Kualifikimet e nevojshme

  • Diplomë Universitare (financa, banka, menaxhment);
  • Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe pakos Microsoft Office;
  • Njohuri të mira në ndonjë softuer kontabiliteti/financa;
  • Njohuri shumë të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve, sipas standardeve të Republikës se Kosovës;
  • Preferohet (por jo e domsoshsme) të jetë anëtar i ndonjë shoqate të kontabilistëve si ShKÇAK etj;
  • Përvojë pune minimum dy (2) vite.
  • I/e vet motivuar në punë;
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe në të folur.

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese;
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional;
  • Ambient motivues.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në: hr@qumeshtorjadrena.com

Për info shtesë  kontakti direkt në: 049 600 200

Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e publikimit.



Afati: 9 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Drena
Administratë
11Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 09/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë