Senior HR Officer
Lokacioni: Prishtinë
GS Consulting LLC, për klientin e tij, është në kërkim të një profesionisti/e me përvojë në menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Kompania operon në fushën e retail-it, me disa linja të veshjeve dhe rrjet dyqanesh. Pozita do të menaxhojë ciklin e plotë të Burimeve Njerëzore për 250+ punonjës, në dyqane dhe funksione mbështetëse.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i plotë i procesit të rekrutimit: publikimi i konkurseve, përzgjedhja, intervistimi dhe ofertat;
- Organizimi i procesit të integrimit dhe orientimit për punonjësit e rinj;
- Përgatitja dhe menaxhimi i kontratave të punës, anekseve dhe ndërprerjeve në përputhje me Ligjin e Punës;
- Mbajtja e dosjeve të personelit dhe dokumentacionit për auditime dhe inspektime;
- Këshillimi i menaxherëve për orarin e punës, pushimet, orët shtesë dhe procedurat disiplinore;
- Trajtimi i rasteve disiplinore, vërejtjeve dhe ankesave të punonjësve;
- Ndjekja e prezencës, ndërrimeve, orëve shtesë dhe pushimeve dhe përgatitja e të dhënave mujore për paga;
- Mirëmbajtja e sistemit të HR dhe përgatitja e raporteve për numrin e punonjësve, qarkullimin dhe mungesat;
- Mbështetja e procesit të vlerësimit të performancës dhe identifikimi i nevojave për trajnim;
- Zbatimi dhe përditësimi i politikave dhe procedurave të brendshme në të gjitha dyqanet.
Kriteret:
- Minimum 3 vite përvojë në Burime Njerëzore, prej të cilave së paku 2 vite në pozitë gjeneraliste ose si zyrtar/e i/e lartë;
- Përvoja në retail, qendra tregtare, hoteleri ose biznese të ngjashme me numër të madh punonjësish konsiderohet përparësi;
- Përvojë në menaxhimin e Burimeve Njerëzore për 100+ punonjës;
- Njohuri të mira të Ligjit të Punës të Kosovës dhe administratës së Burimeve Njerëzore;
- Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Drejtësi ose fushë të ngjashme;
- Aftësi të forta organizative dhe aftësi për të trajtuar shumë raste paralelisht;
- Aftësi të mira komunikimi me menaxherët dhe stafin operativ;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
Ne ofrojmë:
- Pagë 1135 - 1,370 Euro bruto në muaj, varesisht nga eksperienca.
- Orar të plotë të punës, 08:00 – 16:30;
- Pozitë me përgjegjësi reale brenda njërit prej grupeve më të mëdha të retail-it në vend;
- Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik dhe me volum të lartë;
- Ambient profesional dhe të organizuar pune.
Kërkojmë një kandidat/e të organizuar, të saktë dhe me përvojë praktike në menaxhimin e numrit të madh të punonjësve, me fokus jo vetëm në administrimin e Burimeve Njerëzore, por edhe në mbështetjen e menaxherëve dhe zhvillimin e punonjësve.
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: administration@gentshala.com
