1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë afatgjatë me partnerët që përfaqësojmë dëshmon përkushtimin dhe suksesin tonë në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Me zgjerimin e vazhdueshëm të kompanisë, po zgjerohet edhe ekipi ynë. Ftojmë profesionistë dinamikë, ambiciozë dhe inovativë t'i bashkohen ekipit tonë në pozitën:

Udhëheqës/e i/e Burimeve Njerëzore

Përgjegjësitë kryesore:

  • Harton dhe zbaton proceset e menaxhimit të burimeve njerëzore në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Menaxhon procesin e rekrutimit, përzgjedhjes dhe integrimit të punonjësve të rinj.
  • Krijon, mirëmban dhe administron databazën e punonjësve dhe dokumentacionin përkatës.
  • Planifikon nevojat për staf dhe kontribuon në optimizimin e fuqisë punëtore.
  • Bashkëpunon ngushtë me drejtuesit e departamenteve për çështjet që lidhen me menaxhimin dhe zhvillimin e stafit.
  • Menaxhon procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve, planifikon dhe koordinon trajnimet, si dhe mbështet zhvillimin profesional të stafit.
  • Përgatit raporte periodike dhe vjetore nga fusha e Burimeve Njerëzore.
  • Kontribuon në krijimin dhe ruajtjen e një kulture pune pozitive, motivuese dhe zhvilluese.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji ose fushë të ngjashme.
  • Minimum një (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjashme.
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook) dhe gatishmëri për të mësuar sistemet e përdorura në kompani.
  • Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe koordinimi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Integritet, diskrecion dhe përgjegjësi në trajtimin e informatave konfidenciale.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përcjellëse përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën elektronike:

hr@migros-group.com

Në subjektin e emailit duhet të ceket pozita për të cilën aplikoni. Aplikimet që nuk e specifikojnë pozitën në subjekt nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group SH.P.K.
Zona Industriale 4
12000 Prishtinë, Kosovë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet