1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE është një nga kompanitë lider në industrinë e ushqimit në Kosovë, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Me përvojë shumëvjeçare dhe standarde të larta cilësie, ne po zgjerojmë ekipin dhe kërkojmë kandidate/ë të përkushtuar për t’u bashkuar me ne në Ferizaj. 

Pozita e hapur:

FATURIST/E - Ferizaj

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme. Shkollimi/diplomimi universitar i preferueshëm.
  • Të ketë përvojë punë në pozitën e njëjtë ose të ngjashme.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
  • Të jetë banor i Ferizajt ose rajonit përreth.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Trajnime dhe mundësi zhvillimi.
  • Kompensim sipas rezultateve të arritura.
  • Sigurim shëndetësor vullnetar, 50% të paguar nga kompania.

 

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 20 gusht 2026, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë punonjësit dhe aplikuesit për punësim dhe ndalon diskriminimin dhe ngacmimin e çdo lloji pa marrë parasysh racën, ngjyrën, fenë, moshën, gjininë, kombësinë, orientimin seksual apo çfarëdo lloji të tjetër të diskriminimit. Korporata Rugove i inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet