Shkolla “ATD” në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:
Një (1) Financier/e – Kontabilist/e
Orar i plotë
Shkolla ATD kërkon një person profesional, të përgjegjshëm dhe të organizuar për menaxhimin e çështjeve financiare dhe kontabilitetit të institucionit.
Përgjegjësitë kryesore
- Menaxhimi dhe evidentimi i të hyrave dhe shpenzimeve të shkollës;
- Përgatitja dhe regjistrimi i faturave, pagesave dhe dokumentacionit financiar;
- Mbajtja dhe përditësimi i evidencave financiare dhe kontabël;
- Përgatitja e raporteve mujore, periodike dhe vjetore financiare;
- Menaxhimi dhe evidentimi i pagesave të nxënësve;
- Evidentimi i obligimeve ndaj furnitorëve dhe palëve të treta;
- Përgatitja e listës së pagave dhe dokumentacionit përkatës;
- Bashkëpunimi me bankat, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera relevante;
- Përgatitja dhe sistemimi i dokumentacionit financiar për nevoja të auditimit dhe kontrollit;
- Mbështetja e menaxhmentit në përgatitjen dhe planifikimin e buxhetit të shkollës;
- Kujdesi për respektimin e procedurave dhe legjislacionit financiar dhe tatimor në fuqi;
- Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative sipas nevojave të institucionit.
Kushtet për aplikim
Kandidatët duhet:
- Të kenë të përfunduar Fakultetin Ekonomik, drejtimi Financë, Kontabilitet, Banka ose drejtim tjetër relevant;
- Të kenë përvojë pune në financë dhe/ose kontabilitet;
- Përvoja në institucione arsimore konsiderohet përparësi;
- Të kenë njohuri të mira të legjislacionit financiar dhe tatimor në Republikën e Kosovës;
- Të kenë aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel, Word dhe programeve të kontabilitetit;
- Të kenë aftësi të mira organizative, analitike dhe të menaxhimit të dokumentacionit;
- Të jenë të saktë, të përgjegjshëm dhe të besueshëm në punë;
- Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- CV-në;
- Kopjen e diplomës universitare;
- Kopjen e dokumentit të identitetit;
- Dëshmi për përvojën e punës, nëse posedojnë;
- Certifikata profesionale në fushën e financave/kontabilitetit, nëse posedojnë;
Afati i aplikimit
Konkursi është i hapur deri më 21.08.2026.
MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin e kërkuar në adresën elektronike të Shkollës ATD:
Email: dgi.prishtina@gmail.com
Tel: +383 49 986 700
Në titullin e emailit duhet të shënohet:
“Aplikim për pozitën Financier/e – Kontabilist/e”
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Shkolla ATD – Prishtinë