1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Zyrtar/e per Financa të përkushtuar dhe të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Pozita e punës: Zyrtar/e per Financa

Vendi i punës: Çagllavicë

Orari i punës: I plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjes dhe shitjes.
  • Evidentimi dhe kontrolli i të hyrave dhe shpenzimeve ditore.
  • Verifikimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
  • Rakordimi i arkës, llogarive bankare dhe transaksioneve financiare.
  • Monitorimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe arkëtimit nga klientët.
  • Mbështetja në përgatitjen e dokumentacionit për kontabilitet, auditim dhe obligime tatimore.
  • Ndjekja e procedurave të brendshme financiare dhe sigurimi i saktësisë së të dhënave.
  • Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative sipas kërkesës së menaxherit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune është përparësi, por inkurajohen të aplikojnë edhe kandidatët në fillim të karrierës.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri bazë të programeve financiare/kontabël përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira analitike dhe numerike.
  • Përgjegjësi, saktësi dhe aftësi për të respektuar afatet.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.

Ne ofrojmë

  • Kontratë të rregullt pune.
  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së integrimit.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik. 

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar që posedojnë kualifikimet e duhura dhe specifikimet personale të përmendura më sipër mund të aplikojnë duke dërguar përmes linkut: https://jobs.hebskosova.com/job-application-form?id=229 nga data: 10/08/2026 deri më datën: 28/08/2026 në orën 23:59. Aplikacionet pas afatit të përcaktuar në konkurs, nuk do të merren në konsideratë.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes:

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

*Vetëm kandidatet te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet