Bëhu pjesë e ekipit të PILOT BIKE!
Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, lidere në zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në Kosovë, e njohur përmes brendit PILOT BIKE, është në zgjerim të vazhdueshëm dhe kërkon profesionistë të motivuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit.
Nëse dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani dinamike, me mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në projekte inovative, ju ftojmë të aplikoni për këto pozita me orar të plotë:
- Zyrtar për Financa (1 pozitë);
- Zyrtar për Teknologji Informative – IT (1 pozitë);
- Zyrtar për Shitje dhe Marketing (2 pozita).
Vendi i punës: Gjilan.
Kriteret minimale sipas pozitave
Pozita nr. 1:
- I diplomuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Banka dhe Financa;
- Përvojë pune profesionale së paku preferohet 1 (një) vit;
- Aftësi e përdorimit të programeve kompjuterike; dhe
Njohuri të gjuhës angleze.
Pozita nr. 2:
- I diplomuar në Shkenca Kompjuterike apo në përfundim të studimeve;
- Përvojë pune profesionale së paku 1 (një) vit;
- Aftësi të përdorimit të programeve kompjuterike;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Shënim: Të drejtë aplikimi kanë edhe kandidatët që nuk kanë përfunduar studimet në Shkenca Kompjuterike, por posedojnë certifikime relevante në fushën e IT-së dhe përvojë pune prej së paku 2 (dy) vite në këtë fushë
Pozita nr. 3:
- I diplomuar në Fakultetin Ekonomik,
- Përvojë pune profesionale së paku 1 preferohet (një) vit;
- Aftësi të përdorimit të programeve kompjuterike;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Disa ndër përgjegjësitë kryesore sipas pozitave
Pozita nr. 1 – Zyrtar për Financa
- Përgatitja e raporteve financiare javore, mujore dhe vjetore;
- Hartimi dhe monitorimi i projeksioneve financiare;
- Regjistrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave financiare në sistem;
- Asistimi në përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve tatimore dhe financiare.
Pozita nr. 2 – Zyrtar për Teknologji Informative (IT)
- Administrimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve kompjuterike, rrjetit dhe sistemeve të kompanisë;
- Ofrimi i mbështetjes teknike për përdoruesit;
- Instalimi, konfigurimi dhe përditësimi i softuerëve dhe pajisjeve;
- Kujdesi për sigurinë e të dhënave dhe kryerja e kopjeve rezervë (backup);
- Bashkëpunimi me departamentet për zhvillimin dhe përmirësimin e proceseve teknologjike;
- Integrimi i sistemit online B2B dhe platformave të tjera për shitjet online.
Pozita nr. 3 – Zyrtar për Marketing
- Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve të shitjes dhe marketingut;
- Promovimi i produkteve të kompanisë në tregun vendor dhe ndërkombëtar;
- Menaxhimi i përmbajtjeve në rrjetet sociale dhe kanalet e komunikimit;
- Përgatitja e raporteve periodike dhe koordinimi i vazhdueshëm me departamentet përkatëse;
- Përgatitja e materialeve të marketingut dhe shitjet te klienti përkatës.
Ne ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune;
- Mundësi për zhvillim profesional, trajnime dhe bonuse;
- Ambient pune profesional dhe dinamik;
- Përfshirje në projekte inovative dhe sfiduese;
- Mundësi avancimi në karrierë
- Mundësi për të kontribuar në zhvillimin e një kompanie prodhuese me orientim drejt tregut vendor dhe ndërkombëtar.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike doruntina@albimi.com, duke specifikuar qartë pozitën për të cilën aplikojnë.
Aplikimet mund të dorëzohen edhe fizikisht në zyrat e kompanisë në adresën:
Rr. "Lidhja e Prizrenit", p.nr., 60000 Gjilan.
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 14.08.2026.