1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Lenti në Kosovë operon prej vitit 2001 dhe prej më shumë se dy dekadash është bërë një nga emrat më të njohur në tregun e modës. Me një traditë të gjatë në ofrimin e produkteve cilësore dhe një përzgjedhje të larmishme për të gjitha grupmoshat, Lenti ka fituar besimin e klientëve falë seriozitetit, shërbimit profesional dhe përshtatjes me trendet bashkëkohore. Përkushtimi ndaj stilit, cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorit e bën këtë butik një pikë referimi të rëndësishme në skenën e shitjes me pakicë në Kosovë.

LENTI, FUSHË KOSOVË

KONKURS PUNE

ZYRTAR/E PËR RESURSE HUMANE

Lloji i punësimit: Me orar të plotë

Qëllimi i pozitës: Zyrtari për Resurse Humane është përgjegjës për administrimin e proceseve që kanë të bëjmë me burimet njerëzore, zbatimin e politikave dhe procedurave të biznesit, menaxhimin e dokumentacionit të personelit, koordinimin e proceseve të rekrutimit dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për menaxhmentin dhe të punësuarit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:

  • Organizimin dhe koordinimin e proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim.
  • Përgatitjen e kontratave të punës, anekseve dhe dokumentacionit tjetër të personelit.
  • Administrimin dhe përditësimin e dosjeve personale të punonjësve.
  • Mbajtjen e evidencave për punësimet, largimet, transferimet dhe ndryshimet e pozitave.
  • Administrimin e evidencës së vijueshmërisë, mungesave, pushimeve vjetore dhe pushimeve mjekësore.
  • Koordinimin e përgatitjes së orareve dhe turneve të punës me menaxherët e njësive.
  • Organizimin e procesit të pranimit dhe fillimit të punës të për punonjësit e rinj.
  • Monitorimin e periudhës provuese dhe koordinimin e vlerësimit të performancës.
  • Propozimin, organizimin dhe administrimin e trajnimeve profesionale.
  • Përgatitjen e raporteve periodike për menaxhmentin mbi gjendjen e personelit.
  • Bashkëpunimin me departamentin e financave për evidencat që ndikojnë në përllogaritjen e pagave.
  • Koordinimin e transferimeve të punonjësve ndërmjet njësive organizative.
  • Administrimin e kartelave dhe pajisjeve tjera identifikuese si dhe dokumentacionit të autorizimeve për punonjës.
  • Evidentimin e pajisjeve të dorëzuara punonjësve dhe koordinimin e kthimit të tyre në rast largimi.
  • Sigurimin e zbatimit të Kodit të Punës, akteve nënligjore dhe rregulloreve të brendshme të biznesit.
  • Ofrimin e mbështetjes profesionale për menaxherët lidhur me çështjet e burimeve njerëzore.
  • Identifikimin e nevojave për personel shtesë, përgatitja e konkursit, organizimi i procesit të intervistave dhe mbështetje tjetër administrative dhe profesionale. 
  • Ruajtjen e konfidencialitetit të biznesit dhe të dhënave personale të punonjësve.
  • Kryerjen e detyrave të tjera që lidhen me funksionin e burimeve njerëzore sipas kërkesës së menaxhmentit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në fakultetin Juridik, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi ose fushë tjetër të përafërt.
  • Përvoja e punës në burime njerëzore përbën përparësi.
  • Njohuri të mira të legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës.
  • Aftësi të mira organizative, administrative, komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Integritet të lartë moral, etik e profesional.
  • Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
  • Gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.

Dokumentet e nevojshme

Kandidatët e interesuar përmes lentir2021@gmail.com, ose në mënyrë fizike në adresën rruga Lidhja e Pejes 368 Fushe Kosove duhet të dorëzojnë:

  • Curriculum Vitae (CV).
  • Letër motivimi.
  • Kopje të diplomës universitare.
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ka).
  • Certifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).

Afati i aplikimit: Afati për aplikim është 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet