Konkurs Pune
- Zyrtar/e për Burime Njerëzore (HR Recruiter)
Nëse je person me rrjet të mirë kontaktesh, komunikues, i organizuar dhe di të gjesh njerëzit e duhur për pozitat e duhura, kjo mund të jetë mundësia e radhës për ty.
Përgjegjësitë:
- Menaxhimi i procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve.
- Identifikimi aktiv i kandidatëve përmes rrjeteve profesionale, rekomandimeve dhe kanaleve të ndryshme të rekrutimit.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e një databaze të kandidatëve potencialë.
- Organizimi dhe zhvillimi i intervistave fillestare.
- Bashkëpunimi me menaxhmentin për të kuptuar nevojat për staf dhe për të siguruar përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me kandidatët dhe rrjetet e punësimit.
Kriteret:
- Minimum 2 vite përvojë pune në Burime Njerëzore, Rekrutim ose fusha të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Rrjet i zhvilluar kontaktesh dhe aftësi për të identifikuar kandidatë cilësorë.
- Aftësi organizative dhe menaxhim efektiv i proceseve të rekrutimit.
- Profesionalizëm, diskrecion dhe përgjegjësi në punë.
Ne ofrojmë:
Pagë: 900 €
5 ditë pune në javë.
Orar i plotë (Full-Time).
Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim në karrierë.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në: info@brandivate.agency
Afati i aplikimit: 16 Gusht 2026.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.