1
PREMIUM PLUS

Montues dhe Instalues të Liftave / Urave për Makina

Ruaj
Kadiu Group
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kadiu Group, nje kompani lider ne tregtine me autopjese dhe pajisje per autoservise ne Kosove dhe Shqiperi, me mbi 30 vite eksperience ne treg dhe me nje rrjet te gjere aktiviteti ne qytetet kryesore, shpall konkurs per poziten:

  • Montues dhe Instalues te Liftave / Urave per Makina

Pergjegjesite kryesore:

  • Montimi dhe instalimi i liftave per makina ne autoservise dhe ambiente profesionale.
  • Kryerja e puneve teknike sipas udhezimeve dhe standardeve te kompanise.
  • Kontrollimi i funksionalitetit dhe sigurise se pajisjeve pas instalimit.
  • Mirembajtja dhe diagnostikimi i problemeve teknike te pajisjeve te instaluara.
  • Komunikimi profesional me klientet gjate procesit te instalimit dhe asistences teknike.

Kriteret:

  • Te kete eksperience pune ne montim, instalim ose pune teknike (preferohet eksperienca me pajisje autoservisi).
  • Te kete njohuri baze mekanike dhe elektrike.
  • Te jete i afte per pune praktike dhe zgjidhje te problemeve teknike.
  • Te kete pergjegjesi, korrektesi dhe gatishmeri per pune ne terren.
  • Patente shoferi.
  • Te kete aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne ekip.

Perfitimet tuaja:

  • Page konkurruese dhe te rregullt.
  • Bonuse shtese ne baze te performances dhe angazhimit.
  • Trajnim profesional dhe integrim i plote ne produktet dhe pajisjet e autoserviseve.
  • Mundesi zhvillimi, avancimi dhe ndertimi te karrieres brenda kompanise.
  • Vend pune modern, stabil dhe i sigurt.
  • Pune me pajisje dhe teknologji profesionale te industrise automotive.
  • Mbeshtetje e vazhdueshme nga ekipi teknik dhe menaxhmenti.

Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresen: hr.kosove@kadiu.al ose ne nr telefoni +38349407500, duke shenuar ne subjektin e emailit: Aplikim per Montues dhe Instalues te Liftave per Makina.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet