1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bashkohuni me Ekipin Tonë – Udhëheqës i Shërbimeve Teknike

Jemi në kërkim të një Udhëheqës i Shërbimeve Teknike me përvojë dhe motivim të lartë për të udhëhequr dhe mbikëqyrur mirëmbajtjen dhe operacionet teknike të objekteve tona. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për një profesionist të orientuar drejt rezultateve, me njohuri të avancuara teknike dhe aftësi të dëshmuara udhëheqëse, për t'iu bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në ruajtjen e standardeve më të larta operacionale.

Nëse jeni të pasionuar pas ekselencës teknike, sigurisë dhe udhëheqjes së ekipeve, ju inkurajojmë të aplikoni.

Pozita: Udhëheqës i Shërbimeve Teknike 

Arsimi

  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Mekanike ose Inxhinieri Elektrike.

Aftësitë Teknike

  • Njohuri të sistemeve mekanike, elektrike dhe HVAC.
  • Njohuri në sistemet hidraulike dhe trajtimin e ujit.
  • Njohuri mbi procedurat e mirëmbajtjes parandaluese dhe parashikuese.
  • Aftësi në inspektimin, diagnostikimin dhe riparimin e pajisjeve.
  • Njohuri mbi rregulloret e sigurisë dhe standardet e pajtueshmërisë.
  • Aftësi në përdorimin e softuerëve për menaxhimin e mirëmbajtjes dhe zbatimin e praktikave për efikasitet energjetik.
  • Aftësi në vlerësimin e rreziqeve dhe zbatimin e zgjidhjeve për minimizimin e tyre.

Përvoja Profesionale

  • Minimum 10 vite përvojë progresive në mbikëqyrjen e mirëmbajtjes.
  • Përvojë e dëshmuar në menaxhimin e ekipeve të mirëmbajtjes dhe kontraktorëve të jashtëm.
  • Përvojë në menaxhimin e urdhërave të punës.
  • Përvojë në planifikimin e mirëmbajtjes së aseteve.

Kërkesat Gjuhësore

  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar, është e detyrueshme.

Atributet Personale

  • Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse dhe komunikuese.
  • Aftësi të zhvilluara për zgjidhjen e problemeve.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Aftësi për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Koordinimi i operacioneve të mirëmbajtjes.
  • Menaxhimi i stafit të mirëmbajtjes.
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve të mirëmbajtjes parandaluese.
  • Sigurimi i besueshmërisë dhe performancës së pajisjeve.
  • Zbatimi dhe monitorimi i protokolleve të sigurisë.

Çfarë Ofrojmë

  • Një ambient pune dinamik dhe profesional.
  • Mundësinë për të udhëhequr një ekip teknik me kualifikim të lartë.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Paketë konkurruese të pagës dhe përfitimeve.

Si të Aplikoni

Nëse i plotësoni kualifikimet e mësipërme dhe jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, do të ishim të lumtur të pranonim aplikimin tuaj.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj jo më vonë se data 24.08.2026 në adresën elektronike hr@prishtinamall.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet