Konkurs - Pozita: Ndihmës Monter
Enza Home Kosovë, franshizë e njohur e mobilerive e regjistruar në emër të kompanisë Prestige Francais SH.P.K., shpall konkurs për pozitë pune në sektorin e transportit dhe montimit të mobilieve.
Pozita e hapura:
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të kryeni transportin e mobilieve deri te klienti në mënyrë të sigurt dhe profesionale.
- Të montoni ose të ndihmoni në montimin e mobilieve sipas udhëzimeve dhe standardeve të kompanisë.
- Të siguroheni që procesi i montimit të realizohet me kujdes, korrektësi dhe brenda afateve.
- Të raportoni për mungesat e mjeteve, demtimeve dhe për vlerësimet apo komentet e klientëve.
Kushtet:
- Përvojë pune në montim te mobileve të paktën 1 vit.
- Fizik i përshtatshëm për ngarkim dhe montim.
- Aftësi për të punuar në grupe
Kushtet që ofrojmë:
- Ambient të ngrohtë pune,
- Mundësi të zhvillimit profesional,
- Kontratë pune dhe sigurim shendetësor,
- Pagë konkurruese + bonuse dhe,
- Shujtë ditore.
Orari i punës 8 orë: 09:00-17:00
Për të aplikuar: Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën info@prestigef.com apo në numër +38344202222 deri më datën 01 Shtator 2026.