1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Mirëmbajtëse

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në të gjitha hapësirat e kompanisë
  • Pastrimi dhe sistemimi i zyrave, hapësirave të përbashkëta dhe ambienteve sanitare.
  • Përgatitja dhe shërbimi i kafesë, çajit dhe pijeve të tjera për stafin gjatë pauzave të shkurtra;
  • Bën kërkesa për furnizimin me mjetet e punës dhe aksesorë përcjellës;
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës.

Konkursi qëndron i hapur prej datës 15 Korrik, 2026 deri më 15 Gusht, 2026.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm, adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të në këtë adresë: Burimet.Njerezore@meridian-ks.com apo përmes numrit kontaktues +383 49 359 253

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet