1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

TehnoBurimi SH.A. DD shpall vende të lira pune për pozitat:

Menaxher I Depos (DEPOIST) – 1 pozite

Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të organizuar për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e depos së kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i mallrave, materialeve dhe pajisjeve në depo;
  • Evidentimi i hyrjeve dhe daljeve të materialeve;
  • Lëshimi i materialeve dhe pajisjeve sipas kërkesave të aprovuara;
  • Organizimi dhe sistemimi i depos në mënyrë të rregullt dhe funksionale;
  • Kontrollimi periodik i gjendjes së stokut;
  • Raportimi i mungesave, dëmtimeve ose mospërputhjeve në stok;
  • Kujdesi për ruajtjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të kompanisë;
  • Pjesëmarrja në inventarizimin periodik të depos;
  • Bashkëpunimi me sektorin e furnizimit, prodhimit dhe sektorët e tjerë të kompanisë;
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe procedurave të kompanisë.

Kërkesat:

  • Përvojë paraprake si depoist është përparësi;
  • Aftësi të mira organizative dhe përgjegjësi në punë;
  • Saktësi në mbajtjen e evidencave;
  • Njohuri bazë të punës me kompjuter;
  • Aftësi për punë individuale dhe në ekip;
  • Gatishmëri për punë praktike në depo.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese;
  • Ambient të qëndrueshëm pune;
  • Kushte të mira pune dhe mbështetje profesionale.

Vendi i punës: Mitrovice
Kontakti: +38348444806


MEKANIK / MJESHTËR PËR KAMIONË DHE AUTOMJETE

Kërkojmë një mekanik me përvojë, i cili do të kujdeset për mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e kamionëve dhe automjeteve të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Kontrollimi dhe mirëmbajtja e rregullt e kamionëve dhe automjeteve;
  • Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve mekanike;
  • Servisimi dhe ndërrimi i pjesëve sipas nevojës;
  • Kontrollimi i motorit, frenave, sistemit të drejtimit, transmisionit dhe pjesëve të tjera mekanike;
  • Identifikimi dhe raportimi me kohë i problemeve që kërkojnë ndërhyrje;
  • Kujdesi për veglat, pajisjet dhe hapësirën e punës;
  • Mbajtja e automjeteve në gjendje të mirë dhe të sigurt për përdorim;
  • Bashkëpunimi me përgjegjësit e kompanisë për planifikimin e serviseve dhe riparimeve.

Kërkesat:

  • Përvojë pune si mekanik, veçanërisht me kamionë dhe automjete të rënda;
  • Njohuri të mira të mekanikës dhe mirëmbajtjes së automjeteve;
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur defektet;
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip;
  • Patentë shoferi – përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese, në bazë të përvojës dhe aftësive;
  • Ambient të qëndrueshëm pune;
  • Kushte të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

 Vendi i punës: Mitrovice
Aplikimi/Kontakti: +38348444806


MIRËMBAJTËS / PASTRUES – 1 Pozite

Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të rregullt, i cili do të kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambienteve të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të kompanisë;
  • Mban të pastra zyrat, hapësirat e përbashkëta, korridoret, tualetet dhe hapësirat e tjera të përcaktuara;
  • Kujdeset për pastërtinë dhe rregullin e vazhdueshëm të ambienteve;
  • Përdor me kujdes pajisjet dhe mjetet e pastrimit;
  • Kujdeset për furnizimin dhe përdorimin racional të materialeve të pastrimit;
  • Raporton nevojat për materiale ose problemet e evidentuara gjatë punës;
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe udhëzimet e kompanisë;
  • Kryen edhe detyra të tjera të mirëmbajtjes së përgjithshme sipas nevojës.

Kërkesat:

  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
  • Kujdes ndaj pastërtisë dhe higjienës;
  • Aftësi për organizimin e punës;
  • Gatishmëri për bashkëpunim;
  • Përvoja në punë të ngjashme përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese;
  • Kushte të mira dhe ambient të qëndrueshëm pune;
  • Mjetet dhe materialet e nevojshme për kryerjen e punës.

Vendi i punës: Mitrovice
Kontakti: +38348444806


PUNËTOR NË PRODHIM - 6 Pozita

Kërkojmë punëtorë të përgjegjshëm dhe të gatshëm për punë, për t’iu bashkuar ekipit tonë në procesin e prodhimit të elementeve të betonit.

Detyrat kryesore:

  • Punon në procesin e prodhimit të shtyllave dhe elementeve të betonit;
  • Përgatit dhe mbush kallëpet sipas procesit të përcaktuar të prodhimit;
  • Përdor makineritë, veglat dhe pajisjet e punës sipas udhëzimeve;
  • Kujdeset për cilësinë e punës dhe produktit;
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Përdor pajisjet personale mbrojtëse gjatë punës;
  • Mban vendin e punës të pastër dhe të organizuar;
  • Raporton çdo problem, defekt apo rrezik te personi përgjegjës;
  • Bashkëpunon me kolegët dhe udhëheqësit për realizimin efikas të procesit të prodhimit.

Kërkesat:

  • Gatishmëri dhe aftësi për punë fizike;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe disiplinë në punë;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për të ndjekur udhëzimet e punës;
  • Aftësi për punë në ekip;
  • Përvoja paraprake në prodhim, ndërtimtari ose punë të ngjashme përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese;
  • Ambient të organizuar dhe të sigurt pune;
  • Pajisjet e nevojshme për punë dhe siguri;
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë procesit të punës;
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim brenda kompanisë.

Vendi i punës: Mitrovice

Kontakti: +38348444806


PUNONJËS PËR AUTOLARJE – 1 pozite

Kërkojmë një person të përgjegjshëm dhe të gatshëm për punë, i cili do të kujdeset për larjen dhe pastërtinë e kamionëve, automjeteve dhe mjeteve të kompanisë.

Detyrat kryesore:

  • Kryen larjen dhe pastrimin e kamionëve dhe automjeteve të kompanisë;
  • Kujdeset për pastrimin e jashtëm dhe, sipas nevojës, të brendshëm të automjeteve;
  • Përdor me kujdes pajisjet dhe mjetet e autolarjes;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirës së autolarjes;
  • Përdor në mënyrë të përgjegjshme ujin dhe materialet e pastrimit;
  • Raporton çdo dëmtim ose problem të vërejtur në automjete gjatë pastrimit;
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe udhëzimet e kompanisë;
  • Bashkëpunon me personat përgjegjës për organizimin e larjes së automjeteve.

Kërkesat:

  • Gatishmëri për punë fizike;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe kujdes në punë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Kujdes ndaj automjeteve dhe pajisjeve të kompanisë;
  • Përvoja në autolarje përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.

Ne ofrojmë:

  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Pagë konkurruese;
  • Kushte të mira pune;
  • Pajisjet dhe materialet e nevojshme për kryerjen e punës.

Vendi i punës: Mitrovice
Kontakti: +38348444806 ose permes butonit "Apliko këtu"

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet