Beta Group sh.p.k shpall konkurs për pozitën:
- MENAXHER I SHITJËS – DEPARTAMENTI USHQIMOR
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përgjegjës/e për menaxhimin dhe përmirësimin e proceseve brenda departamentit.
- Përgjegjës/e për negociatat me partnerët dhe klientët në kuadër të përgjegjësive të pozitës.
- Analizon aktivitetin e zhvillimit të biznesit dhe strategjinë e konkurrentëve, duke përfshirë tendencat dhe qasjet e tyre të çmimeve.
- Duhet të jetë një mendimtar/e strategjik/e, kurioz/e, inovativ/e dhe krijues/e në mënyrë që të krijojë marrëdhënie me klientet dhe partneret e biznesit.
- Përgjegjës/e për të menaxhuar dhe motivuar ekipin e shitjës dhe merchandiserëve për të arritur shitjen sipas planeve.
- Bërja e planeve të rregullta mujore të veprimit, vëllimi/vlera në përputhje me nevojat e zinxhirit të furnizimit.
- Monitorimi i rezultateve të strategjive të zbatuara, nxjerrja e konkluzioneve, propozimeve dhe masave për përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve.
- Përgatit raporte dhe prezantime sipas nevojave dhe kërkesesës së kompanisë dhe departamentit;
- Duhet të jetë në gjendje të përmbushë dhe tejkalojë qëllimet e performancës së shitjeve dhe të ekzekutojë kohën dhe menaxhimin e territorit.
KUALIFIKIMET
- Diplomë universitare në fushën përkatëse.
- Të paktën 3–5 vite përvojë pune në sektorin FMCG, prej të cilave përvojë në menaxhimin ose udhëheqjen e ekipit të shitjes do të konsiderohet përparësi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe negociuese.
- Leje Drejtimi, Kategoria B.
Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: office@beta-ks.com .
Afati i aplikimit është deri më 20 Gusht 2026
Kopshtar – Lipjan
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Siguron bazën materiale të nevojshme (dheun, plehun, farërat, kalemat, etj.) dhe veglat e punës për zhvillimin normal të aktivitetit.
- Kryen parapregaditjën e vendit për mbjellje.
- Bënë shtimin e kulturave të gjelbërimit me fara.
- Kryen mbjelljën e luleve dekorative në arka, tava apo vazo.
- Kryen shërbimet e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e kulturave të gjelbërimit dhe bimëve dekorative (vaditjen, heqjën e barërave të këqija dhe gjetheve të thara, plehërimin, krasitjën, spërkatjen me pesticide).
- Kryerja e detyrave të tjera të ngjashme sipas nevojave të punës.
KUALIFIKIMET
- Përvojë të mëparshme si Kopshtar;
- Të posedojë Patent Shoferin - Kategoria B;
Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.
Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: office@beta-ks.com
Afati i aplikimit është deri me datën 20 Gusht 2026
- Zyrtare për Administratë dhe Financa
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Kryen detyrat administrative të përditshme dhe siguron funksionimin efikas të zyrës.
- Përgatit, organizon dhe arkivon dokumentacionin administrativ dhe financiar dhe të personelit
- Evidenton dhe përpunon faturat hyrëse dhe dalëse, si dhe dokumentacionin përcjellës.
- Asiston në përgatitjen e pagesave, rakordimeve dhe raporteve financiare sipas udhëzimeve të departamentit.
- Komunikon me klientët, furnitorët, bankat dhe institucionet për çështje administrative dhe financiare.
- Mbështet proceset e kontabilitetit duke siguruar dokumentacion të saktë dhe në kohë.
- Koordinon korrespondencën zyrtare dhe administron pranimin, shpërndarjen dhe arkivimin e dokumenteve.
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e pozitës
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fushë tjetër përkatëse.
- Minimum 1-2 vite përvojë pune në administratë, financa ose kontabilitet.
- Njohuri të mira të kontabilitetit bazë dhe proceseve administrative.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
- Përvoja me programe financiare/kontabiliteti do të konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe analitike.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: office@beta-ks.com .
Afati i aplikimit është deri më 20 Gusht 2026
