NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL
KONKURS PUNE
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:
Zyrtar i Lartë për Thesar në Njësinë e Tregjeve Financiare (një vend pune):
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në Ekonomi ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet se paku 3 vite përvojë pune në sektorin bankar dhe financiar, e preferueshme në Tregje Financiare;
- Integritet, etikë profesionale dhe besueshmëri në trajtimin e çështjeve të ndjeshme;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Monitoron zhvillimet dhe lëvizjet në tregjet financiare.
- Analizon strukturën e aktiveve dhe pasiveve të Bankës.
- Përgatit projeksione dhe skenarë për likuiditetin, pozicionet e normave të interesit dhe strukturën e bilancit, për nevojat e marrjes së vendimeve biznesore.
- Përgatit raporte të ndryshme dhe punon me databaza përkatëse.
- Monitoron ekspozimin e Bankës ndaj rreziqeve të tregut.
- Përfundon marrëveshje për mbrojtjen (hedging) e Bankës nga rreziqet e tregut.
- Menaxhon portofolin e letrave me vlerë të borxhit.
- Angazhohet në promovimin aktiv, marketingun dhe/ose shitjen e shërbimeve bankare dhe financiare ndaj bankave të tjera dhe institucioneve financiare të huaja (corporate custody).
- Inicion dhe zhvillon marrëdhënie dhe marrëveshje biznesi.
- Kryen transaksione sipas urdhrave të klientëve.
- Monitoron operacionet e klientëve dhe vlerësimin e rrezikut kreditor të tyre, si dhe përgatit informacione për vlerësimin kreditor.
- Administron dokumentacionin e biznesit në përputhje me procedurat në fuqi.
- Ndjek zhvillimet në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
- Monitoron dhe analizon zhvillimet biznesore, financiare, ekonomike dhe politike në tregjet ndërkombëtare.
- Përgatit dhe zbaton procedurat për sigurimin e burimeve financiare brenda dhe jashtë vendit.
- Ofron këshillim në sigurimin e financimit në tregjet vendore dhe ndërkombëtare të kapitalit.
- Promovon aktivitetet dhe finalizon kontrata që lidhen me sigurimin e fondeve.
- Përgatit propozime për marrjen e vendimeve përkatëse.
- Trajton dhe zgjidh ankesa në kuadër të kompetencave.
- Koordinon, mbikëqyr dhe monitoron procesin e punës.
- Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe aktivitetet e thesarit.
- Angazhohet në mentorim dhe transferim të njohurive profesionale.
- Merr pjesë në projekte ekipore dhe grupe pune.
- Vepron në funksion të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj institucioneve financiare.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 23 korrik 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.
