1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Emri i kompanisë: Novus

Pozita: Marketing Manager (1 pozitë)

Lokacioni: Prishtinë

Orari i punës: Full time (on-site)

Rreth rolit

Novus është kompani lider në Kosovë në fushën e IT, e specializuar në zhvillim softuerik, integrim të sistemeve dhe siguri kibernetike. Me zyra në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Gjermani, Novus bashkëpunon me klientë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ky rol nuk kufizohet vetëm te Novus. Marketing Manager do të udhëheqë marketingun për një grup brendesh me natyrë të ndryshme.

Ne po kërkojmë një profil që di të kalojë me lehtësi mes marketingut B2B dhe atij B2C dhe që merr përgjegjësi si për ndërtimin e brendit ashtu edhe për rezultatet e matshme të fushatave.

Përgjegjësitë kryesore

Strategji dhe brand

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së marketingut për secilin brend në përputhje me objektivat përkatëse të biznesit;
  • Diferencimi i qasjes mes marketingut B2B dhe atij B2C;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e identitetit të brendeve dhe komunikimit vizual në bashkëpunim me ekipin dhe agjencitë e jashtme;

Kanale dhe fushata

  • Planifikimi, ekzekutimi dhe optimizimi i fushatave të marketingut digjital, përfshirë median e paguar (Meta, Google, LinkedIn), me përgjegjësi për rezultatet (ROAS/CPA);
  • Menaxhimi i website-ve, rrjeteve sociale dhe kanaleve të tjera digjitale për të gjitha brendet;
  • Marketingu i e-commerce përfshirë Google Shopping, feed-et e produkteve dhe ndjekjen e konversioneve;
  • SEO dhe automatizim i marketingut / email (CRM);
  • Prodhimi ose mbikëqyrja e përmbajtjes cilësore në gjuhën shqipe dhe angleze.

Analizë dhe buxhet

  • Matja e performancës, raportimi dhe rekomandimet për përmirësim bazuar në GA4 dhe mjete të tjera analitike;
  • Menaxhimi i buxhetit të marketingut nëpër brende dhe sigurimi i shpenzimit efikas të tij;
  • Hulumtimi i tregut dhe analiza e konkurrencës për secilin sektor.

Bashkëpunim dhe evente

  • Bashkëpunimi me ekipet e shitjes dhe zhvillimit të biznesit për arritjen e objektivave;
  • Organizimi dhe promovimi i eventeve, konferencave, kampanjave dhe aktiviteteve të marketingut;
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë, media dhe agjenci të jashtme.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Biznes, Komunikim ose fushë të ngjashme;
  • Minimum 3 vjet përvojë pune në marketing, preferohet në pozitë menaxheriale;
  • Përvojë e dëshmuar në marketing digjital dhe media të paguara me përgjegjësi për rezultate (ROAS/CPA), jo vetëm në branding dhe evente;
  • Njohuri praktike të GA4, Meta Business Suite/Pixel, Google Ads dhe LinkedIn Campaign Manager;
  • Përvojë me e-commerce (Google Merchant/Shopping, feed produktesh, ndjekje konversionesh) është përparësi e fortë;
  • Aftësi për të shkruar përmbajtje cilësore në shqip (nivel amtar) dhe anglisht (shumë të mira);
  • Aftësi për të menaxhuar disa brende dhe projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet;
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese dhe bashkëpunim i mirë në ekip;
  • Njohuri të gjuhës gjermane është përparësi (jo e domosdoshme).

Çfarë ofrojmë

  • Rol kyç dhe me ndikim në zhvillimin e marketingut për një grup brendesh me prezencë ndërkombëtare;
  • Punë kreative dhe dinamike nëpër sektorë të natyrave të ndryshme;
  • Ambient modern, profesional dhe bashkëpunues ku idetë dhe iniciativa vlerësohen;
  • Mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë;
  • Fleksibilitet në organizimin e punës dhe kulturë e orientuar drejt rezultateve me pavarësi në vendimmarrje.

Si të aplikoni

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj dhe Portfolion (e obligueshme) të punës në marketing dhe branding në hr@novus.consulting duke deklaruar qartë në subjekt pozitën që po aplikoni. 

Afati i fundit për aplikim: 20/07/2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet