BetaTech Sh.P.K. – Konkurs për Punë
- Social Media Manager, Graphic Designer & WordPress Administrator
Lokacioni: Prishtinë (Punë nga zyra)
Orari: Full-Time
BetaTech Sh.P.K. një nga kompanitë lider në fushën e teknologjisë informative dhe produkteve gaming në Kosovë, është në kërkim të një personi kreativ, energjik dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Përgjegjësitë Kryesore
- Menaxhimi i platformave Facebook, Instagram, TikTok dhe platformave të tjera relevante.
- Krijimi dhe publikimi i përmbajtjes së rregullt në rrjetet sociale.
- Zhvillimi dhe implementimi i strategjive mujore të marketingut digjital.
- Monitorimi dhe raportimi i performancës së kampanjave dhe rrjeteve sociale.
- Hulumtimi i trendeve të reja dhe implementimi i tyre në strategjinë e kompanisë.
- Dizajnimi i postimeve promocionale për rrjete sociale.
- Përgatitja e materialeve marketingu, banerëve dhe grafikave promocionale.
- Fotografimi dhe incizimi i videove të produkteve.
- Editimi i fotografive dhe videove për publikim.
- Krijimi i ideve dhe koncepteve kreative për fushata marketingu.
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e webfaqes së kompanisë në WordPress.
- Shtimi dhe përditësimi i produkteve, kategorive dhe përmbajtjes.
- Optimizimi bazik SEO i produkteve dhe faqeve.
- Monitorimi i funksionalitetit dhe performancës së webfaqes.
- Menaxhimi i plugin-eve, përditësimeve dhe sigurisë bazike të webfaqes.
Kualifikimet e Kërkuara
- Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe marketingut digjital.
- Njohuri të mira në Canva, Photoshop ose programe të ngjashme për dizajn grafik.
- Përvojë me WordPress.
- Njohuri rreth shitjeve online dhe e-commerce.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Kreativitet dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Gatishmëri për të punuar në ambientet e kompanisë.
Ne Ofrojmë
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Trajnime dhe përfshirje në projekte të ndryshme marketingu dhe e-commerce.
- Pagë konkurruese bazuar në përvojë dhe performancë.
Aplikimi
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe portfolion e tyre në: info@betatech-ks.com
Subjekti i emailit: Aplikim për Social Media Manager, Graphic Designer & WordPress Administrator
Konkursi është i hapur nga 18.06.2026 deri më 20.07.2026.
