1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: ASISTENT/E E SHITJES

Kompania: Fresco Group
Lokacioni i punës: Fresco Bazaar- Bregu i Diellit

Rreth kompanisë

Fresco Group është një nga kompanitë lider në Kosovë në tregtimin, importin dhe shpërndarjen e frutave dhe perimeve të freskëta. Me standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, të certifikuar me FSSC 22000 dhe GAP, kompania numëron mbi 200 punonjës dhe partneritete me rrjete të mëdha vendore dhe ndërkombëtare.

Përshkrimi i punës

Fresco Group shpall konkurs për pozitën ASISTENT/E E SHITJES në pikën te Bregu i Diellit. Kandidati do të jetë përgjegjës për organizimin, sistemimin dhe mirëmbajtjen e produkteve, duke siguruar cilësi dhe shërbim profesional për klientët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Pranimi, kontrolli dhe sistemimi i produkteve në rafte sipas standardeve të kompanisë. 
  • Monitorimi i cilësisë, freskisë dhe disponueshmërisë së produkteve. 
  • Menaxhimi i stokut, plotësimi i rafteve dhe raportimi i mungesave. 
  • Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në hapësirën e shitjes. 
  • Ofrimi i shërbimit profesional dhe asistimi i klientëve në zgjedhjen e produkteve. 

Kualifikimet

  • Aftësi për punë në ekip.
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Gatishmëri për orar fleksibil.

Aplikimi

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në me subjekt:
“Asistent/e i shitjes”

Email: info@frescoexclusive.com
Viber/WhatsApp: +383 48 433 331

Afati i aplikimit: 18.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet