KosovaJob
Kosomania Shpk PREMIUM+

Këshilltar i Shitjes

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 10 tetor 2026
Kjo shpallje ka skaduar — aplikimet janë mbyllur.
	 	 
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal

KOSOMANIA SHPK po punëson!

Pozita: Këshilltar i Shitjes

Lokacioni: Fushë Kosovë, Anton Çeta 4/10

Rreth Kompanisë

KOSOMANIA SHPK është kompani e specializuar në shitjen me shumicë dhe pakicë të pajisjeve për kultivimin e bimëve, materialeve të kopshtarisë, plehrave dhe nutrienteve. Me prezencë në disa vende të Ballkanit dhe Evropës, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë produkte cilësore dhe shërbim profesional për klientët tanë.

Aktualisht jemi në kërkim të një Këshilltari të Shitjes të motivuar, komunikues dhe të organizuar, i cili do t'i bashkohet ekipit tonë.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip
  • Pamje profesionale dhe qasje pozitive ndaj klientëve
  • Person i organizuar, dinamik dhe i përgjegjshëm
  • Njohuri të mira të kompjuterit dhe internetit
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi për të punuar me objektiva të shitjes
  • Përvoja në shitje ose shërbim ndaj klientit përbën përparësi

Përgjegjësitë

  • Ofrimi i këshillimit profesional dhe asistimi i klientëve në përzgjedhjen e produkteve
  • Prezantimi i produkteve dhe promovimi i tyre në mënyrë profesionale
  • Realizimi i objektivave të shitjes
  • Përgatitja, kontrolli dhe përpunimi i porosive
  • Mirëmbajtja e rregullit dhe organizimit të hapësirës së shitjes
  • Përgatitja e raporteve sipas nevojës së menaxhmentit
  • Ofrimi i një eksperience pozitive për çdo klient

Ne Ofrojmë

  • Kushte korrekte pune dhe ambient profesional
  • Pagë konkurruese
  • Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional
  • Punë në një kompani stabile dhe në rritje

Procesi i Aplikimit
Vetëm kandidatët që dërgojnë CV do të merren në konsideratë. Fotografia në CV është e detyrueshme.

Aplikimet dërgohen në: a.jovana@live.com

Afati: 10 tetor 2026 · ka skaduar
Aplikimet janë mbyllur
Kosomania Shpk
Administratë
0Ndjekës
0Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 10/10/26 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë