Njoftim për Furnizim me me dru për ngrohje
Data e përgatitjes së njoftimit: 12 / 10 /2026
T-16/2026
Detajet për kontakt:
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e druve për ngrohje për familjet në nevojë me fëmijët jetimë, në bazë të projektit “Dimërimi 2026/2027”, ku do të bëhet shpërndarja e 5 m² dru për 70 familje në të gjitha komunat e Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është rreth 350 m dru, ku 70 familje planifikohet të përfitojnë nga 5 m² dru, lokacioni në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë të gjitha fshatrat.
Sasia është e përafërt dhe, varësisht nga fondet që do të mblidhen, mund të ketë rritje të numrit të përfituesve. Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas nevojave dhe kërkesave.
Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Kuotimi:
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – Furnizim me dru per ngrohej ” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 26/10/2026 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.