1
PREMIUM PLUS

Njoftim për Furnizim me Teknikë të Bardhë - T-15/2026

Ruaj
Islamic Relief Kosova
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me Teknikë të Bardhë

Data e përgatitjes së njoftimit:  12 / 10 /2026     

T-15/2026           

Detajet për kontakt:

Përshkrimi:

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e 5 shporeta elektrike për gatim, 5 stufa me dru për gatim dhe ngrohje, 5 rrobalarëse, 5 frigoriferë për familjet në nevojë, në bazë të projektit “Dimërimi 2026/2027”, ku do të bëhet shpërndarja e paisjeve për familjet në nevojë nga komunat e ndryshme të Kosovës. Përfituesit do të jenë nga të gjitha komunat e Kosovës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar, me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia është e përafërt dhe, varësisht nga fondet që do të mblidhen, mund të ketë rritje të numrit të përfituesve. Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas nevojave dhe kërkesave. 

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Kuotimi financiar: Stufa me dru për gatim dhe ngrohje

Kuotimi financiar: Frigoriferë

Kuotimi financiar: Rrobalarëse

Kuotimi: Shporet elektrik

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova  – Furnizim me teknikë të bardhë” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi  nr.10/A,  10000 Prishtinë. 

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se. 

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 26/10/2026 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi. 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet