KONKURS PUNE – KONTABILISTE
Kompania jonë është në kërkim të një Kontabilisteje të përgjegjshme, të organizuar dhe me aftësi të mira analitike për t'iu bashkuar ekipit tonë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbajtja e evidencave kontabël sipas standardeve në fuqi.
- Regjistrimi dhe përpunimi i faturave hyrëse dhe dalëse.
- Përgatitja e raporteve financiare dhe periodike.
- Menaxhimi i arkës, bankës dhe rakordimeve financiare.
- Përgatitja e dokumentacionit për deklarimet tatimore.
- Bashkëpunimi me auditorët dhe institucionet përkatëse.
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me kontabilitetin dhe financat.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Kontabilitet, Financë ose Ekonomi.
- Përvojë pune në kontabilitet (preferohet).
- Njohuri të mira të programeve kontabël dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të legjislacionit fiskal dhe financiar.
- Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe pune në ekip.
- Integritet, saktësi dhe përgjegjësi në punë.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Pagë konkurruese
Të interesuarat ftohen të dërgojnë CV-në e tyre brenda afatit të përcaktuar ne email etcom_2006@yahoo.com
Vetëm kandidatet që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.