1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NELT L.L.C., shpall konkurs për pozitën:

  • Asistent/e i/e Financave dhe Kontabilitetit

Lokacioni: Fushë Kosovë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollimi dhe përmirësimi i proceseve të punës në fushën e kontabilitetit dhe financave;
  • Pranimi, kontrollimi dhe regjistrimi i faturave hyrëse në përputhje me rregulloret ligjore dhe procedurat e brendshme;
  • Verifikimi i dokumentacionit mbështetës për faturat dhe shpenzimet, si dhe koordinimi me departamentet përkatëse;
  • Regjistrimi i shpenzimeve sipas njësive organizative/departamenteve;
  • Komunikimi dhe zgjidhja e çështjeve të faturave të kontestuara me furnitorët dhe palët e brendshme;
  • Hapja dhe mirëmbajtja e të dhënave të furnitorëve sipas procedurave të kompanisë;
  • Arkivimi dhe menaxhimi i dokumentacionit financiar sipas standardeve të përcaktuara;
  • Kontrollimi i dokumentacionit të hyrjes së mallrave dhe përputhja e të dhënave mes sistemit dhe dokumenteve fizike;
  • Monitorimi i TVSH-së për faturat hyrëse dhe kontrollimi i saktësisë së regjistrimeve;
  • Kontrollimi i stokut në magazinë dhe harmonizimi me të dhënat në sistem;
  • Monitorimi i dokumentacionit të importit, eksportit dhe shpenzimeve të transportit;
  • Përgatitja e dokumentacionit dhe mbështetja gjatë inspektimeve, auditimeve dhe kontrolleve të ndryshme;
  • Përgatitja e raporteve mujore dhe vjetore financiare sipas kërkesave të kompanisë;
  • Përgatitja e raporteve dhe aplikimeve për institucionet shtetërore (TVSH, raporte statistikore etj.);
  • Kontrollimi dhe barazimi i arkës dhe llogarive të klientëve;
  • Përgatitja e raporteve lidhur me shitjet, shpenzimet dhe aktivitetet operative;
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera për sigurimin e saktësisë së të dhënave financiare.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar Fakultetin Ekonomik;
  • Niveli i kualifikimit: VI;
  • Minimum 2 vite përvojë pune në financa dhe kontabilitet;
  • Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabilitetit;
  • Njohuri të avancuara të paketës Microsoft Office (Word, PowerPoint, Excel);
  • Aftësi të mira analitike dhe raportuese;
  • Njohje të mirë të proceseve biznesore;
  • Njohja e gjuhës angleze në nivel të avancuar.

Aftësitë personale:

  • Përgjegjësi personale dhe profesionalizëm në punë;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Proaktivitet dhe organizim të mirë të punës;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.

Si të Aplikoni

NELT L.L.C., është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe do të konsiderohen për punësim.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes e-mailit: memeti.a@nelt.com.

Afati i aplikimit: 

Aplikimet pranohen deri më 06.09.2026.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet