1
PREMIUM PLUS

Koordinator i Burimeve Njerëzore

Ruaj
Heb's
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Koordinator të Burimeve Njerëzore të përkushtuar dhe të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Pozita: Koordinator i Burimeve Njerëzore
Departamenti: Burime Njerëzore
Raporton te: Menaxheri i Burimeve Njerëzore
Lokacioni: Çagllavicë
Orar i punës: I plotë (E hënë – E premte)

Qëllimi i Pozitës

Koordinatori i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e proceseve të përditshme të Burimeve Njerëzore, duke siguruar administrim të saktë të të dhënave dhe dokumentacionit të punonjësve, mbështetje në rekrutimin dhe onboarding-un, menaxhimin e evidencave të stafit, mbështetje në procesimin e pagave si dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinimi dhe administrimi i proceseve të përditshme të Burimeve Njerëzore.
  • Regjistrimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e të dhënave të punonjësve në sistemin HR.
  • Përgatitja, kontrollimi, skanimi dhe arkivimi i dokumentacionit të punonjësve.
  • Mbështetja në proceset e rekrutimit, përzgjedhjes dhe onboarding-ut të punonjësve të rinj.
  • Koordinimi i dokumentacionit dhe procedurave të hyrjes dhe daljes së punonjësve nga kompania.
  • Monitorimi dhe administrimi i evidencës së vijueshmërisë, orarit dhe pushimeve të punonjësve.
  • Verifikimi i dokumentacionit dhe të dhënave të dorëzuara nga punonjësit.
  • Përgatitja e raporteve periodike të Burimeve Njerëzore dhe ofrimi i të dhënave të nevojshme për menaxhmentin.
  • Mbështetja në procesin e përgatitjes së pagave dhe verifikimin e të dhënave relevante për payroll.
  • Komunikimi me punonjësit dhe pikat e operimit për çështje dhe procedura të Burimeve Njerëzore.
  • Sigurimi i zbatimit të politikave, rregulloreve dhe procedurave të brendshme të kompanisë.
  • Mbështetja në administrimin e kontratave, anekseve dhe dokumenteve të tjera të marrëdhënies së punës.
  • Mbështetja në proceset e performancës, trajnimeve dhe zhvillimit të punonjësve.
  • Ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave dhe dokumentacionit të punonjësve.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për zgjidhjen në kohë të çështjeve të lidhura me stafin.
  • Kryerja e detyrave të tjera në fushën e Burimeve Njerëzore sipas nevojës dhe udhëzimeve të Menaxherit të BNj.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë universitare në Ekonomi ose Juridik;
  • Minimum 3 vite përvojë pune në burime njerëzore dhe payroll
  • Njohuri të avancuara në fushën e burimeve njerëzore dhe ligjin e punës;
  • Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word
  • Përvojë me sisteme digjitale të BNj, konsiderohet përparësi e madhe.
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Specifikat personale

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të jetë bashkëpunues me stafin dhe përgjegjësin e departamentit
  • Të jetë kërkues i rezultateve më të mira të mundshme
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra paralelisht dhe për të respektuar afatet.

 Çfarë ofrojmë ne?

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë në fushën e Burimeve Njerëzore.
  • Punë në një kompani dinamike dhe në rritje, me një ekip profesional dhe bashkëpunues.
  • Mjedis pune profesional, të respektueshëm dhe të orientuar drejt bashkëpunimit.
  • Pagë konkurruese dhe benefite në përputhje me politikat e kompanisë.
  • Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi të BNj me ndikim të drejtpërdrejtë në përvojën dhe zhvillimin e punonjësve.

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar që posedojnë kualifikimet e duhura dhe specifikimet personale të përmendura më sipër mund të aplikojnë duke dërguar përmes linkut: Koordinator i Burimeve Njerezore - Hebs Kosova nga data: 17/08/2026 deri më datën: 23/08/2026 në orën 23:59. Aplikacionet pas afatit të përcaktuar në konkurs, nuk do të merren në konsideratë. 

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes:

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet