Lenti në Kosovë operon prej vitit 2001 dhe prej më shumë se dy dekadash është bërë një nga emrat më të njohur në tregun e modës. Me një traditë të gjatë në ofrimin e produkteve cilësore dhe një përzgjedhje të larmishme për të gjitha grupmoshat, Lenti ka fituar besimin e klientëve falë seriozitetit, shërbimit profesional dhe përshtatjes me trendet bashkëkohore. Përkushtimi ndaj stilit, cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorit e bën këtë butik një pikë referimi të rëndësishme në skenën e shitjes me pakicë në Kosovë.
LENTI, FUSHË KOSOVË
KONKURS PUNE
ZYRTAR/E PËR RESURSE HUMANE
Lloji i punësimit: Me orar të plotë
Qëllimi i pozitës: Zyrtari për Resurse Humane është përgjegjës për administrimin e proceseve që kanë të bëjmë me burimet njerëzore, zbatimin e politikave dhe procedurave të biznesit, menaxhimin e dokumentacionit të personelit, koordinimin e proceseve të rekrutimit dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për menaxhmentin dhe të punësuarit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:
- Organizimin dhe koordinimin e proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim.
- Përgatitjen e kontratave të punës, anekseve dhe dokumentacionit tjetër të personelit.
- Administrimin dhe përditësimin e dosjeve personale të punonjësve.
- Mbajtjen e evidencave për punësimet, largimet, transferimet dhe ndryshimet e pozitave.
- Administrimin e evidencës së vijueshmërisë, mungesave, pushimeve vjetore dhe pushimeve mjekësore.
- Koordinimin e përgatitjes së orareve dhe turneve të punës me menaxherët e njësive.
- Organizimin e procesit të pranimit dhe fillimit të punës të për punonjësit e rinj.
- Monitorimin e periudhës provuese dhe koordinimin e vlerësimit të performancës.
- Propozimin, organizimin dhe administrimin e trajnimeve profesionale.
- Përgatitjen e raporteve periodike për menaxhmentin mbi gjendjen e personelit.
- Bashkëpunimin me departamentin e financave për evidencat që ndikojnë në përllogaritjen e pagave.
- Koordinimin e transferimeve të punonjësve ndërmjet njësive organizative.
- Administrimin e kartelave dhe pajisjeve tjera identifikuese si dhe dokumentacionit të autorizimeve për punonjës.
- Evidentimin e pajisjeve të dorëzuara punonjësve dhe koordinimin e kthimit të tyre në rast largimi.
- Sigurimin e zbatimit të Kodit të Punës, akteve nënligjore dhe rregulloreve të brendshme të biznesit.
- Ofrimin e mbështetjes profesionale për menaxherët lidhur me çështjet e burimeve njerëzore.
- Identifikimin e nevojave për personel shtesë, përgatitja e konkursit, organizimi i procesit të intervistave dhe mbështetje tjetër administrative dhe profesionale.
- Ruajtjen e konfidencialitetit të biznesit dhe të dhënave personale të punonjësve.
- Kryerjen e detyrave të tjera që lidhen me funksionin e burimeve njerëzore sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fakultetin Juridik, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Administrim Biznesi ose fushë tjetër të përafërt.
- Përvoja e punës në burime njerëzore përbën përparësi.
- Njohuri të mira të legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës.
- Aftësi të mira organizative, administrative, komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Integritet të lartë moral, etik e profesional.
- Njohuri të mira në përdorimin e Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Gatishmëri për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
Dokumentet e nevojshme
Kandidatët e interesuar përmes lentir2021@gmail.com, ose në mënyrë fizike në adresën rruga Lidhja e Pejes 368 Fushe Kosove duhet të dorëzojnë:
- Curriculum Vitae (CV).
- Letër motivimi.
- Kopje të diplomës universitare.
- Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ka).
- Certifikata të trajnimeve profesionale (nëse ka).
Afati i aplikimit: Afati për aplikim është 30 ditë nga data e publikimit të konkursit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.