1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

GORENJE DEPARTMENT STORE – Prishtinë, Veternik

  • Pozita: Zyrtar/e për Burime Njerëzore (HR Officer)

Në kuadër të zgjerimit të ekipit tonë, jemi në kërkim të një profesionisti/eje të motivuar dhe të organizuar për pozitën Zyrtar/e për Burime Njerëzore, i/e cili/a do të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve të Burimeve Njerëzore dhe administrimit të stafit.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Menaxhimi dhe administrimi i kontratave të punës, duke siguruar përputhshmëri me legjislacionin në fuqi;
  • Koordinimi i proceseve të rekrutimit, përzgjedhjes dhe integrimit (onboarding) të punonjësve të rinj;
  • Menaxhimi i evidencës së pushimeve, mungesave dhe orarit të punës;
  • Përditësimi dhe mirëmbajtja e databazës së punonjësve në sistemet HR;
  • Përgatitja e raporteve mujore dhe statistikave të stafit;
  • Regjistrimi, aktivizimi dhe pasivizimi i punonjësve në sistem;
  • Koordinimi dhe përgatitja e dokumentacionit për procesin e pagave;
  • Mbështetja e menaxhmentit në çështje që lidhen me burimet njerëzore dhe administratën e personelit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Minimum 3 vite përvojë pune në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe procedurave administrative;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative komunikuese dhe menaxhuese të dokumentacionit;
  • Njohuri të avancuara në MS Office (Excel, Word, Outlook);
  • Përvojë me sisteme HR dhe payroll konsiderohet avantazh;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në emailin: punesim@gntc-ks.com
Për më shumë informacione kontaktoni në këtë numrër të telefonit: 049 777 752

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet